• |
ide | kryesore

FOTO/ Ronaldo feston 300 vjetorin e Arabisë me tunikë e shpatë

-Instant, Sport
Ronaldo



Pas Lionel Messi që u vesh me Bisht, kur ngriti Kupën e Botës në Katar, tani ishte radha e Cristiano Ronaldo. Në fakt, për të festuar 300 vjetorin e themelimit të Arabisë Saudite, CR7 festoi në Riad duke dalë në fushë për një ngjarje festive. Portugezi ishte i veshur me rroba tipike saudite, së bashku me drejtuesit e Al Nassr dhe shokun e skuadrës Talisca.

Ish-lojtari brazilian i Bahia dhe Benfica bashkë me Ronaldo kanë mbajtur edhe një shpatë në dorë. Uniforma tradicionale kishte ngjyrat e bardhë e jeshile, e ngjashme me atë që, bie në sy në flamurin saudit. Më pas rrjetet sociale të klubit publikuan pamjet e ngjarjes.

Lexo më tej: Nga ‘bishti’ Messit i del një ‘bisht’: rrezikon dënimin për fajin e emirit e të Infantinos

Në fakt bëri shumë zhurmë kur argjentinasi u nderua në podiumin e Katarit me një veshje që i mbuloi edhe fanellën e kombëtares. Messi mbajti mbi supe një nga uniformat më prestigjioze arabe, që përfaqëson mirëqenien dhe mbretërinë. Tani edhe Ronaldo nderohet me veshjen tradicionale të një rëndësie të vecantë në Arabinë Saudite. Një zgjedhje për të vlerësuar edhe simbolikishte ardhjen e Cristiano Ronaldo në kamionatin arab me fanellën e Al Nassr.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *