• |
ide | kryesore

Video/ Lazio reziston në Cluj, Sarri shkon në 1/8 e Conference League: Sheriff trondit Beogradin

-Instant, Sport, Video
Lazio



Rezultati maksimal dhe përpjekje minimale. Lazio përfiton nga kjo mantër e vjetër për të siguruar kalimin e turit në Conference League. Pas 1-0 në ndeshjen e parë, bardhekaltrit u përplasen te Scuffet. Të besuarit e Sarri u drithëruan nga shansi i Yeboah në fund, por me 0-0 kundër Cluj shkojnë në 1/8. Një rezultat i mjaftueshëm për të eliminuar një skuadër që u mundua shumë për të luajtur. Rumunët e përfunduan ndeshjen me dhjetë për daljen me të kuq të Muhar (78′).

Maurizio Sarri buzëqesh, duke festuar kalimin e turit me përpjekje minimale. Pa Milinkovic-Savic, Zaccagni, Pedro, Romagnoli, Radu dhe Patric i skualifikuar, përfundoi 0-0. Bardhekaltrit menaxhuan ritmin e lojës dhe, pas një faze studimore fillestare, provuan të shënojnë. Luis Alberto u ndal nga Scuffet në minutën e 17′, ndërsa Cluj u përgjigj me Krasniqin, që humbi një rast flagrant. Në pjesën e dytë, Lazio hyri me një qëndrim krejtësisht ndryshe. Luis Alberto ishte i frymëzuar dhe tentoi dy herë të shënonte nga këndi, pa befasuar Scuffet. Cluj mbeti me dhjetë lojtarë në minutën e 78′. Kartoni i dytë i verdhë për Muhar, por në fund Yeboah humbi shansin e golit që do ta conte ndeshjen në shtesë. Lazio, falë fitores në ndeshjen e parë (1-0), fluturon për në fazën e 1/8 të Conference League.

NDESHJET E TJERA

Në ndeshjet e tjera spikat fitorja në Beograd e Sheriff Tiraspol. Partizan ishte imponuar 1-0 në Moldavi. Madje serbët kaluan të parët në avantazh, por rikthimi i Sheriff ishte spektakolar. Kualifikohen moldavët e bashkë me ta edhe Anderlecht. Belgët në shtëpi barazuan rezultatin e ndeshjes së parë me Ludogorets. 2-1 e coi ndeshjen në shtesë e më pas te penalltitë, ku Anderlecht u tregua më i saktë. Barazoi pa gola në transfertën e Dnipros edhe AEK Larnaca, që avancon falë 1-0 në ndeshjen e parë.

Lexo më tej: Video/ Di Maria i merr topin Nantes: trigolëshi i Fideo kualifikon Juventus, PSV i shkon afër përmbysjes

Knockout Round Play-offs Europa Conference League

Anderlecht 2-1 Ludogorets Razgrad (3-3)
CFR Cluj 0-0 Lazio (0-1)
Partizan Beograd 1-3 FC Sheriff (2-3)
SC Dnipro-1 0-0 AEK Larnaca (0-1)



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *