• |
ide | kryesore

Elbasan/ Digjet një mjet në lagjen ‘5 Maji’, dëmtohen dhe 2 makina të parkuara

-Instant, Lajme, Të fundit



Një automjet është djegur në Elbasan gjatë orëve të para të mëngjesit. Si pasojë e zjarrit janë dëmtuar edhe dy makina të parkuara. Ngjarja është regjistruar në orën 03:00 në lagjen ‘5 Maji’ dhe dyshohet se zjarrëvënia ka qenë e qëllimshme. Mjeti tip ‘Benz’ që është djegur rezulton në pronësi të Dritan Turanit.

Në momentin që është përfshirë nga flakët, ‘Benzi’ ka qenë i parkuar në parkimin e pallatit dhe nga flakët janë dëmtuar edhe dy makina të tjera aty pranë. Grupit hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *