• |
ide | kryesore

Kamioni del nga rruga në aksin Librazhd-Qafë Thanë, lëndohet shoferi

-Instant, Lajme, Të fundit



Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor “Librazhd-Qafë Thanë”. Mësohet se një kamion ka dalë nga rruga.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00 në fshatin Pishkash. Shtetasi A. S., 59 vjeç, banues në Elbasan, duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga ky aksident është dëmtuar 59-vjeçari i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 12:00, në aksin rrugor “Librazhd-Qafë Thanë”, në fshatin Pishkash, shtetasi A. S., 59 vjeç, banues në Elbasan, duke drejtuar automjetin (kamion), ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga ky aksident është dëmtuar 59-vjeçari i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupit hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të këtij aksidenti.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *