• |
ide | kryesore

Berisha: Historia do na dënojë nëse nuk shporrim Ramën dhe regjimin e tij

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish kryeministri Sali Berisha është takuar ditën e sotme me aktivistë të PD-së të degëve 1, 3 dhe 4. Berisha u shpreh në fjalën e tij se Edi Rama në këto vite ka thelluar akoma më shumë borxhin publik, ndërkohë që nuk ka rritur as pagat dhe as pensionet për qytetarët.

Berisha u shpreh se Rama ka vendosur borde komuniste për të rritur çmimet e produkteve. Ai mori shembullin e Kosovës duke theksuar i shpërndau ato të ardhura për qytetarët.

“Ti nuk ke asnjë ndjenjë për këta njerëz. Në vitin 2013, shqiptarët kishin rrogat më të larra në rajon përfshirë këtu dy vendet anëtare të BE, Bullgarinë dhe Rumaninë. Sot i kemi 30-40% më të ulëta se në Kosovë. Dhe në disa sektorë edhe dy herë më të ulëta. Buxheti i Kosovës është dy herë më i vogël se i Shqipërisë.

Por kryeministri dhe qeveria e Kosovës e ndjejnë që ajo ka detyrime ndaj qytetarëve. Ato të ardhura janë të qytetarëve, dhe jo të një grushti qeveritarësh hajdutë që i përdor ato si personale. Nëse do ishte ndjekur politika e mëparshme e rrogave në të cilën ne, në dy mandate mbi 2-fishuam rrogat dhe pensionet e ulëta, sot Shqipëria nuk do të ishte kurrë kjo që është. Shqiptarët do të kishin rroga 2 ose tre herë më të larta. A ka mundësia Shqipëria ta bëjë këtë? Mundësi absolute ka. Mos harroni një gjë.

U rritën rrogat dhe pensionet në një kohë kur por nga ato para që mblidheshin u ndërtuan 11 mijë km rrugë. Mbi 1300 shkolla, kopshte, objekte arsimore, mbi 700 sisteme ujësjellës kanalizime. Borxhi u rrit nga 58 në 62.6%. Borxhi i tij u rrit në 107. Imagjinoni pak çfarë ka ndërtuar ky në 9 vite në Shqipëri?! Vjedhje dhe vetëm vjedhje. Ekspertë të pavarur kanë konstatuar se në punimet publike është vjedhur 90% e fondit. Këta janë shndërruar në lukuni të vjedhjes së fondeve tuaja. Praandaj rrogat nuk rriten.

Edhe pse çmimet rriten në Shqipëri dhe kudo në botë. Por ky vë borde komuniste dhe me ato cakton çmime që nuk ekzistojnë askund. Mbledh me ato mbi normalen 520 mln euro. Dhe in dan me oligarkët e tij. I mblodhi Kosova, jo me borde. Ia ktheu qytearëve dhe biznesit. Kështu funksionon një shtet që nuk vidhet nga mëngjesi deri në darkë. Kurse këta vetëm vjedhin. A mundet ne ta pranojmë për kryeministër një njeri që vjedh shqiptarët. Nuk ka dënim më të madh që do na bëjë historia nëse nuk e shporrim atë dhe regjimin e tij”, deklaroi Berisha.



10 Comments

  1. historia te ka denuar ty me NON GRATA o dordolec Vucidoli Rames do ti hash karin ti dhe bythqiret qe te vijne mbrapa

  2. Nje mumje qe flet!

    😂😂😂

    Po kir nuk shporrem ty qe cove vendin ne kolapsin e 97-es pse u dashka me shporr Ramen qe eshte tani per tani nje nga udheheqesit me te mire te pas 90-es?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *