• |
ide | kryesore

Estradë e Rilindjes/ Pasi qyteti është zbrazur nga emigracioni, kryetari i Kukësit lë takim në Londër për zgjedhje

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në prag të zgjedhjeve të 14 Majit, kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici ka zgjedhur të nisë fushatën për mandatin e ardhshëm në Londër. Edhe pse nuk ka nisur ende fushatën në Kukës, Gjici ka zgjedhur të fluturojë drejt Londrës, duke qenë se një pjesë e madhe e qytetarëve të bashkisë që ai drejton kanë emigruar në Mbretërinë e Bashkuar, një numër i shtuar përgjatë këtij viti me anë të gomoneve.

Gjici ka njoftuar se do të vijojë ture bashkëbiseduese me emigrantët që janë në Londër ku do të diskutojmë projektetet zhvillimore për punët që e presin Kukësin.

“Vijojmë me turet bashkëbiseduese këtë herë me emigrantët kuksianë që janë në Londër, me fokus diskutimi projektet zhvillimore që janë bërë deri tani dhe ndarjen e vizionit për punët e ardhshëm që e presin Kukësin.

Më datë 4 mars, ditë e shtunë, ora 18:00 (me orën e Anglisë), ju ftojmë në Holiday Inn AN IHG’HOTEL London Camden Lock. Pjesë e takimit do jenë edhe rapsodët Rexhep Kovaçi e Hysen Dida”, shkruan Gjici.



8 Comments

  1. Prapë ky kokëlopa?
    Të jep përshtypjen që në vetvete është i bindur që është intelektual.
    Ky është vërtet gjë e trashë.

  2. Çdo ne Londer ky kanditati, atje Kuksianet jane pa letra e s’guxojne te mblidhen, plus qe ai ka haruar qe Kuksianet jane ne Kamez.

  3. Takimin e frutshem elektoral, heren tjeter, Gici i Rilindjes dhe mikpritesi i McGonigal, e ka planifikuar ne port, atje ku mberrijne me gomone bashkeqytetaret e tij, per te punuar pa dokumente e per te mbajtur gjalle sofren e varfer te Kukesit me Gicin ne balle…model i njeriut si klloun politik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *