• |
ide | kryesore

Vrasja e shqiptarit të Mykonos, zbardhen detaje të tjera nga ngjarja e rëndë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Zbardhen të tjera detaje në lidhje me vrasjen e shqiptarit në Mykonos 1 javë më parë. Vrasja e Visar Dakrama alias Julian Kosova jashtë një klubi në ishullin e njohur grek ishte rezultat i një sërë ngjarjesh të rastësishme dhe reagimesh momentale që çuan drejt aktit ekstrem. Një krim pa shkak që çoi në vdekjen e të riut dhe në burg bashkëmoshatarin e tij kishin si ‘mollë sherri’ një vajzë të re që ndoshta as nuk e kuptoi se u bë shkak i ngjarjes së rëndë.

Përmes raportimeve nga “Protothema”, dosjes së çështjes si dhe dëshmive të personave që e njihnin 33-vjeçarin Mykoniatis që tërhoqi këmbëzën e karabinës si dhe 34-vjeçarin shqiptar që e thërriste me emrin grek “Yiannis”, zbulohet e vërteta për atë që ka ndodhur realisht pak para orës 6 të mëngjesit jashtë lokalit në zonën Skylambela të Mykonos. “Yiannis” po kënaqej në lokal dhe në gjendje të dehur u përlesh me ish-të dashurën për një çështje të parëndësishme. Ndërkohë autori i krimit kur kishte hyrë në lokal, kishte parë se vajza, me të cilin kishte njohje formale, se ishte në gjendje të keqe psikologjike dhe duke qarë.

Pasi shqiptari i pa duke folur bashkë, nisi sherrin me të riun grek. Nga sa duket, autori dhe viktima kanë pasur një njohje, ndërsa shqiptari punonte aty prej vitesh si elektricist dhe dalëngadalë filloi të hapte bizneset e tij. “U tha se isha molla e sherrit. Kjo nuk është e vërtetë. Kjo që ndodhi nuk është bërë për mua. Unë jam në një gjendje të keqe shpirtërore. Jam në shok dhe po mundohem të shërohem”, tha ajo për ProtoTema. Thuhet se 34-vjeçari shqiptar atë natë kishte konsumuar shumë alkool dhe po vepronte në mënyrë agresive pa asnjë arsye.

Ish-e dashura e tij pohoi për policinë se shqiptari e shqetësonte herë pas here, i fliste keq dhe gjithnjë bëhej i egër. Madje ai ditën e ngjarjes i kishte hedhur asaj ujë, ndërsa e reja i ishte lutur që të ndalte. Ndërkohë, pasi shqiptari ishte përleshur me grekun, ky i fundit kishte shkuar në banesë për të marrë armën dhe më pas qëlloi drejt të riut, duke e lënë të vdekur në vend.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *