• |
ide | kryesore

Escobar: Diskutimet për Asociacionin duhet të nisin menjëherë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Escobar



I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe është obligim që duhet të zbatohet.

“Kjo kërkesë paraqitet në marrëveshjen e Brukselit. Ka pritje që do të formohet. Pozicioni ynë është që të formohet në një mënyrë që përbën fitore për të dyja palët”, ka thënë Escobar në një bashkëbisedim virtual me gazetarë më 28 shkurt.

I pyetur nëse Kosova ka afate për formim të Asociacionit, Escobar ka thënë se pyetja është se sa shpejt do të formohet.

“Besoj qe me këtë marrëveshje bazë, Kosova e ka kuptuar që duhet ta formojë [Asociacionin]. Nuk dua të vendos afate kohore, mirëpo dua të them se diskutimi duhet të nisë menjëherë”.

Zyrtari i lartë amerikan tha se shpreson që Kosova dhe Serbia do ta zbatojnë marrëveshjen për të cilën kanë arritur pajtueshmëri më 27 shkurt në Bruksel.

“Shpresojmë të mos përdorim shkopinj, por karota. Dhe ato janë të qarta. Jo vetëm që ato i afrohen marrëdhënies paqësore, por edhe u hapet rruga drejt integrimeve evropiane. Shpresojmë që të dyja palët do të zbatojnë obligimet”, ka thënë Escobar.

Ai ka thënë se SHBA-ja e mbështet plotësisht dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, por nuk është pjesë e saj.

Escobar ka thënë se Ballkani Perëndimor mbetet prioritet për SHBA-në dhe ajo dëshiron të shfrytëzojë lidhjet e mira me këto shtet për të krijuar raporte të mira mes këtyre shteteve të rajonit./REL



5 Comments

  1. I SHITUR. I BLERE. MERCENAR serb. Mos na trego MENJEHERE se po te duam te heqim dhe nga posti qe mban, por sja vlen te investojme energji ne kaq gjera te vogla se gjithsesi serbet do rekurtojne/blejne grenellin dhe Escobarine radhes. ZAJEDNICA sdo behet kurre sic do ti, MiroSllavi dhe serbet. Ti sperfaqeson Ameriken, ti je dhe do perfundosh si Grenell. .

  2. Escobari lobon prej kohesh per Serbine, tashme po u del boja ketyre te derguarve amerikane.

    Ne librin e pagesave te Vucic sic ishte Grenell.

  3. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

    Kush është ky mut që u imponohet shqiptarëve si në Shqipëri dhe në Kosovë se çfarë duhet të bëjnë e çfarë jo!!!!!!?
    Ky nuk ka as 10 përqind të kapacitetit intelektual të Albinit dhe duhet të dëgjojmë këtë idiot nënpunës sepse abuzon me të qenit nënpunës i një shteti të madh, por ai eshtë një mut i vogël që nuk mund të mbajë pesshën e SHBA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *