• |
ide | kryesore

Vrau 3 gra brenda një ore, arrestohet krimineli Dan Hutra

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Pas disa orësh Policia e Shtetit ka arrestuar autorin e masakrës me 3 viktima dhe 4 të plagosur sot në Tiranë. 40-vjeçari Dan Hutra qëndron pas 3 ngjarjeve të ndryshme, të cilat ngrenë sërish pikëpyetje të mëdha për sigurinë publike. Lapsi.al po rindërton edhe njëherë dinamikën e 3 ngjarjeve duke u bazuar ne informacionet policore.

PLAGOSJA NE “ASTIR”

Fillimisht Dan Hutra ka shkuar në zonën e “Astirit”, rreth mesditës, ku plagosi me thikë Mariana Gurakuqin, me të cilën kishte pasur një lidhje dashurore. Nën kërcënimin e thikës asaj i mori një shumë parash dhe u largua.

VRASJA E DYFISHTE

Pas kësaj ngjarje është larguar nga zona e “Astirit” në drejtim të rrugës “Rustem Haklaj”, në Kodër-Kamzë, ku plagosi me armë zjarri shtetaset Elena Hysa, 35 vjeçe, dhe Kujtime Hysa, 60 vjeçe (ish-bashkëjetuesja e tij dhe nëna e saj) dhe ka vrarë me armë zjarri shtetaset, Mevlute Hysa 30 vjeçe, (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses).

VRASJA E TRETË

Saga kriminale nuk mbaron me kaq. Killeri 40-vjeçar i mori jetën edhe një gruaje tjetër, Etleva Kurti, 31 vjeç. Ajo u gjend e vrarë në oborrin e banesës së saj në Kamzë, në rrugën “Besëlidhja”. Dyshimet janë se edhe me këtë viktimë, autori ka pasur një lidhje dashurie, e cila përfundoi në kohën kur ai ra në burg. Vladimir Kurti, vellai i viktimes,  ka reaguar nga burgu për mediat, duke akuzuar për vrasjen e motrës pikërisht Dan Hutrën. Ai ka thënë Dan Hutra kishte tentuar ta vrasë edhe atë në burg. “Dyshoj sepse kemi pasur përplasje këtu në burg me të. Gjatë gjithë kohës jemi ngacmuar Janë shumë ngjarje që si lidh dot. Më ka kërcënuar, kishte tentuar shumë herë të më vriste edhe këtu”, tha vëllai i viktimës, Vladimir Kurti.

VRASJA E ISH-GRUAS 16 VITE ME PARE DHE SKEDA KRIMINALE E DAN HUTRËS

Skeda kriminale e autorit është e rëndë. Në 2007 Dan Hutra është dënuar pasi ka vrarë me armë zjarri ish-gruan Dafina Havalja, të cilën e kishte vrarë me dy goditje me thikë në zemër e mëlçi. “Po, une e kam vrare gruan time, Dafinen, me thikë. Jemi grindur dhe më pas e kam goditur, por gjithçka e kam bërë pa vetedije”, ka dëshmuar asokohe Dan Hutra. Por Hutra kishte qenë i dënuar edhe në vitin 2003, pasi kishte marrë peng kunatën e kishte përdhunuar kunatën tjetër. Ndërkohë në vitin 2014 në qelinë ku vuante burgun në Drenove kishte futur disa sharra hekuri. Dan Hutra, autor i masakrës së sotme, ishte arrestuar në qershor të vitit 2021 për dhunë në familje, por ishte lënë i lirë më 16 shkurt 2023.

1. dt 20.05.2003 nga Komisariati i Policise Devoll per vepren penale “ Mardhenie seksuale me dhune”.

2. Ne dt 10.12.2007 eshte ndaluar per vepren penale “Vrasje”, e demtuar Dafina Havalja.

3. Ne dt 07.12.2021 eshte arrestuar per vjedhje banesash me DVP Durres.

4. Ne dt 01.02.2022 arrestuar nga DVP Durres per tentative vjedhje banese.

5. Ne dt 16.06.2022 arrestuar nga Komisariati i Policise nr.5 per dhune ne familje, e demtuar Elena Hysa.

SI I SHPËTOI DREJTËSISË?

Një person me skëdë kaq të rëndë kriminale normalisht që në cdo vend të botë do të ishte prapa hekurave. Por Shqipëria s’ka qenë dhe nuk është një vend normal, prandaj ky killer ia kishte dalë t’i shpëtonte burgut.

DËSHTIMI I POLICISË SË SHTETIT

Shëtitja e lirë e vrasësit Dan Hutra nuk është vetëm dështim i sistemit të drejtësisë që duhet ta kishte mbajtur pas hekurave të burgut, por edhe i Policisë së Shtetit. Kjo e fundit ka neglizhuar në shumë hallka po të kemi parasysh që ky person i armatosur lëvizte i lirë. Jo vetëm kaq, por vazhdoi i qetë planin e tij makabër pas plagosjes në “Astir”. I pashqetësuar shkoi në Paskuqan e pastaj në Kamzë për të “mbaruar punë” me viktimat e pafajshme që kishte shënjestruar më parë. Ku ishte Policia e Shtetit në të 3 këto ngjarje? Si arriti të shkonte Dan Hutra i armatosur nga njëra ngjarje në tjetrën? Këto pikëpyetje mbeten edhe pse krimineli u arrestua. ©LAPSI.al

 



17 Comments

        1. Veq islamiket Talibane, si puna e keti terrorist jane shume të zellshem për të vrare femra. Ky ështe Terroristi islamike

          1. ai eshte psikopat o koqe
            pse serial killerat ne amerike talebane kane qene?

          2. Prepare to be tortured: – the price you will pay for dating a narcissist

            A.B. Jamieson

    1. Per sa kohe lejohet futja malokve ne tirane pa viza kjo do vazhdoje te ndodhe. Vizat te jepen ne komunen perkatese vetem pasi te jete verifikuar personi e jo per me shume se 72 ore

      1. Konstatim shume inteligjent nga ana jote! Si lapraks qe je, i bie ose te jesh jevgjit me shtepine ne kat te pare, ose djale kapteri qe i pallohet mami lulishteve.

  1. Ky pidh motre qenka spiun burgjesh dhe detyrimisht bashkepunetor i Policise! Hyn e del nga burgjet kur i do k@ri Çuçit

  2. propozoj qe gjyqtari qe ka ul vitet e ketij te gjendet dhe ti shpohet bytha me nje cengel. ska gje mos te dali ne veting pastaj.

  3. Policia punon vetem gjate kohes se mitingjeve te Pd-se, se po te ishin rrugeve ato mijera forca qe angazhohen para kryeministrise, sdo ishim ne kete gjendje qe eshte sot vendi

  4. Ka kohë që nevoja e rishikimit të Kodit Penal është dëshmuar për shkak të kriminalitetit në nivele të larta, shtimit të dhunës në familje dhe vrasjeve të grave.

    Vrasja, për cdo lloj motivi, duhet të marrë dënim maksimal dhe ndoshta kjo do te zbehte edhe fenomenin e gjakmarrjes. Burgosja për pak muaj e vite, si edhe korrupsioni në agjensitë ligjzbatuese i shtyn kriminelët për të marrë jetë me lehtësi .

    Megjithatë, mendoj se media mban çdo mbrëmje për orë të tëra e në detaje pa vlerë çdo ngjarje kriminale në vend. Mbushja e emisioneve me kronikën e zezë , me qellim që të largohet nga temat e mprehta të ekonomisë , politikës dhe problemeve sociale në tërësi, duket si kamardaria e saj e shpetimit dhe pa telashe.

    Por shoqëria ngarkohet psikologjikisht çdo ditë me lajme të kobshëm , duke ia shtuar pasigurinë për jetën …

  5. Gjyqtari kriminel dhe I korruptuar Gerd Hoxha e ka liruar nga burgu ket monster…..SPAK duhet të arrestoje gjyqtarin kriminel.

  6. I vrava nja katër protestues dhe plagosa disa të tjerë, dhe pastaj kërkova një snajper sepse besoja se katër snajperë që ruanin zyrat e mia nuk ishin të mjaftueshëm, nevojitej edhe mbështetja dhe zelli im për mbrojtjen e demokracisë dhe të fruteve të revolucionit, siç ishte një aferë korrupsioni me zë e figurë ku personazh kryesor ishte zëvendësi im në Qeveri.

    Të dashur demokratë dhe idealistë të palëkundur!

    Nga viti 2013 e këtej ne demokratët dhe revolucionarët e vetëm të Shqipërisë jemi pa pushtet dhe duket si i pamundur rikthimi ynë i shpejtë atje ku ka qenë ëndrra jonë e përhershme dhe etja jonë e pashuar.

  7. Për Sali Berishën duket se nuk janë ditët më të mira. Pas DASH, i cili i konsideronte qesharake akuzat e tij, ndërsa i rikujtonte sanksionet e Sekretarit të Shtetit për korrupsion të theksuar,

    Al Jazzera i ka ‘dhuruar’ sot një kopertinë falas, por sërish për fatin e tij të keq, personazhi i zgjedhur nuk është i duhur. Sali Berisha shfaqet krah presidentit sirian Bashar Al Assad.

    “Ose unë, ose kaos” – citohet Asad në kopertnën e Al Jazeera.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *