• |
ide | kryesore

‘A do e njihni vendimin e gjykatës më 3 mars?’/ Përgjigjet Berisha

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në një prononcim për gazetarët jashtë dyerve të Kuvendit, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, u pyet nga gazetarët nëse do ta njohë vendimin e gjykatës për vulën e PD-së. Ai ndërkohë zgjodhi të flasë për protestën. Berisha tha se protesta nuk ka lidhje me gjykatën. Demokrati shtoi se nuk mund të të paragjykojë një vendim i cili nuk ekziston në asnjë bazë ligjore.

“Vendimi që do të marrë gjykata nesër se kujt i takon vula e Partisë Demokratike nuk ka lidhje me protestën që pritet të mbahet më 3 mars. Nuk ka asnjë lidhje. Unë nuk mund të paragjykoj një vendim i cili nuk ekziston as edhe një bazë e vetme ligjore për të shpallur palë atë që nuk është palë,” – u shpreh Berisha.



7 Comments

  1. Absolutisht asnje lidhje. Thjesht Foltores i pelqeu data pasi ishte shume fotozhenike:

    3/3/2023.

    Kjo date ka 2 dysha dhe 3 tresha dhe kjo ndodh nje here ne 1 milion vjete.

    Beje share kete lajm me miqte e tu dhe brenda muajit do te te vijne shume leke.

  2. Po te jete vendimi i gjykates qe na leverdis ne, atehere do ta njohim.
    Nese jo, natyrisht qe nuk do ta njohim , se Edi Rama e ka kapur drejtesine.

  3. Për Sali Berishën duket se nuk janë ditët më të mira. Pas DASH, i cili i konsideronte qesharake akuzat e tij, ndërsa i rikujtonte sanksionet e Sekretarit të Shtetit për korrupsion të theksuar,

    Al Jazzera i ka ‘dhuruar’ sot një kopertinë falas, por sërish për fatin e tij të keq, personazhi i zgjedhur nuk është i duhur. Sali Berisha shfaqet krah presidentit sirian Bashar Al Assad.

    “Ose unë, ose kaos” – citohet Asad në kopertnën e Al Jazeera.

  4. Pse vendim është ai po i dha kundër Berishës??Ai është urdhër politik.Me pa tjetër që s’do njifet.Dhe prisni që të shkojnë punët mirë.Nuk ka se si kur jemi në diktaturë.Por do zgjohen njerëzit një moment.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *