• |
ide | kryesore

Mbante dy armë në makinë, pranga të riut në Shkodër

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 19-vjeçar nga Shkodra, i idetifikuar si Denis Shllaku, u arrestua në flagracë për armëmbajtje pa leje. Gjatë kontrolleve policia bën me dije se i riu mbante në makinë dy armë zjarri, një pistoletë dhe një kallashanikov.

Njoftimi i Policisë: 

Finalizohet operacioni policor i koduar “Baks”, sekuestrohen 2 armë zjarri (1 pistoletë dhe 1 kallashnikov) dhe municion luftarak. Vihet në pranga 19-vjeçari që u kap në flagrancë nga Policia, duke qarkulluar me 2 armët e zjarrit, në automjet.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, shërbimet e Stacionit të Policisë Velipoje, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, kanë organizuar dhe finalizuar një tjetër operacion për goditjen e kësaj veprimtarie kriminale.

Gjatë operacionit policor të koduar “Baks”, në fshatin Baks, në Velipojë, shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll automjetin tip “Ford” me drejtues shtetasin D. Sh. Gjatë kontrollit në këtë automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur 2 armë zjarri (1 pistoletë dhe 1 kallashnikov) dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve, shërbimet e Policisë arrestuan në flagrancë drejtuesin e automjetit, shtetasin D. Sh., 19 vjeç, banues në fshatin Trush, Shkodër. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *