• |
ide | kryesore

“One man show” i Ramës në mocionin McGonigal

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme
rama elisa mcgonigal



Edi Rama zgjodhi sërish të njëjtën taktikë që e përdor kur është në vështirësi, që nga koha e grevës së studentëve dhe e zbulimit të tenderit me dokumenta fallco të unazës së re apo përballjes për inceneratorët. Ai bën gallatë, akuzon, i shmanget thelbit. Kështu ndodhi dhe këtë të enjte në kuvend. Lapsi.al e shqyrtoi me lupë fjalimin e tij gati tre çerek ore dhe vuri re se 80% e kohës janë fjali dhe paragrafë që nuk kanë fare lidhje me temën e mocionit për debat. At mbizotërohej nga ky fjalor: “Ndërtimet mbi Lanë”’ ‘byrektore”, “okllai”, ‘gjizë”, “kuajt flokeblu”, “Pika kush e ka qeverisur Shqiperinë”, “Dasmat ku kërcejnë ata me zingjira dhe kostume versaqe”.

LEXO ME TEJ:

Kronologjia datë pas date/ Si u rekrutua McGonigal për të goditur PD-në 

Pra thjeshtë një one man show i denjë për një klloun profesionist. Si për ta bërë edhe më hermetike bisedën kryeministri i lexonte në anglisht para parlamentit shqiptar pjesët e akuzës amerikane ku flitej për të. Por, gjithësesi edhe me aq pak sa tha, Lapsi.al është rekur të dekriptojë pohimet e Ramës.

Intriga kundër opozitës

Lidhur me kryeçështjen që sipas aktakuzës amerikane, dokumentat që shtynë McGonigal të hetonte partinë Demokratike dolën nga zyra e kryeministrit, rama nuk ishte bindës. Ai përsëriti se koha përkonte me atë kur kushte bërë shkrimin BIRN dhe se ai skishte asgjë më shumë sepse përndryshe do ti’a jepte ato që dispononte FBI-së.
Pra as në mocioni për debat ne nuk morëm një përgjigje se përse në hetimi ku sipas prokurorëve amerikanë dëshmitarët i paguanin Agron Neza dhe Dorian Duçka, duhej furnizuar me dokumenta nga zyra e kryeministrit.

ANDI BUSHATI: Pesë rrëfime që rrëzoi skandali McGonigal 

Se përse ndodhi kështu, e shpjegojnë shumë mirë dy media (aspak kazan) të mëdha amerikane. Washington Post shkruan se “McGonigal u zhyt deri në fyt në një marrëdhënie sekrete me Ramën“, kurse New York Times përforcon: “Ndërsa ishte ende në FBI, ai krijoi një marrëdhënie me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe sipas prokurorëve të Uashingtonit ndërmori hapa që ishin në dobi të këtij politikani”.

Pra ndryshe nga spërdredhjet e kryeministrit ai nuk bind dot se nuk e përdori agjentin e FBI-së kundër opozitës.

Harresa e Duçkës dhe Nezës

Çështjen e këshilltarit të tij informal Dorian Duçka, të cilin e ka pajisur sipas aktakuzës me pasaportë diplomatike dhe me email zyrtar, Rama u mundua ta kalojë me një parabolë humoristike: “Del një farë Edvin Kristaq Rama me banim në Surrel, e paloska Amerikën me gjithë FBI-në me ndihëmën e një Goni Goni nga Tropoja që banon në Bronks dhe në fund pastaj për lezet e dylloska me gjithë CIA-n një Dori Duçka nga Shqipëria, poli agjent që banon te kthesa e TEG-ut. Pika, pika kush e ka qeverisur Shqipërinë”, ironizoi ai. Nësoj si tek intervista në “Opinion” që në momentin kur Fevziu e pyeti për rolin e tij Rama shkau duke thënë “ftojeni për intervistë dhe pyeteni vetë” këtë herë tentoi ta kalojë me gallatë. Sepse po të thellohej më shumë nuk i shpëtonte dot faktit se Dorian Duçka është pika lidhëse që vërteton se McGonigal u pagua për të lobuar kundër opozitës. Ja seç shkruan New York Times: “Në nëntor, pasi z. McGonigal u takua përsëri me kryeministrin dhe z. Duçka, në Shqipëri, ai kontaktoi një prokuror që e kishte marrë me vete në Austri (për llogari të Tom Doshit-shënimi i Lapsi.al), për të nisur një hetim të mundshëm ndaj një lobisti, që kundërshtari politik i zotit Rama kishte punësuar për të pasur akses dhe mbështetje tek Presidenti Donald J. Trump”.

New York Times: Si i shiti McGonigal shërbimet e tij në Shqipëri! 

Pra, sipas drejtësisë amerikane Duçka ka qenë person kyç në nisjen e hetimit kundër opozitës, madje ai ka paguar me paratë e tij edhe dëshmitarët që do depononin për këtë çështje. “Z. Neza ishte ndër burimet konfidenciale që dhanë informacione të mara nga zyra e kryeministrit gjatë hetimit dhe z. Duçka pagoi dëshmitarët në Evropë për të udhëtuar në një takim me FBI”, thuhet në aktakuzë. Prandaj Rama pothuajse nuk pranoi të flasë seriozisht as për Duçkën as për Nezën.

Alibia e takimeve normale

Gjatë gjithë fjalimit të tij mbi 40 minuta kryeministri u rek të mbrojë idenë se takimet e tij me McGonigal, ishin diçka normale, siç do bënte çdokush me një zyrtar të lartë të FBI-së. Ndonëse kjo vihet në dyshim nga fakti se ish agjenti ia kishte mbajtur sekret udhëtimet, pagesat, dhe mardhënien institucionit ku punonte-madje për këtë po akuzohet sot, Rama nuk u përgjigj për këtë. Ai nuk gjeti dot një përgjigje për dilemën: po nëse ishin takime korrekte institucionale, pse duheshin mbajtur të fshehta? në disa dalje publike ai ka mbështetur versionin se ka qenë Mc Gonigal që e ka i ka kërkuar fillimisht takim. Ai fillimisht pretendoi se kjo u bë me anë të një komunikimi me SMS.
Kjo qasje alibike tenton të hedhë poshtë hipotezën se ka qenë Rama ai që ka dashur ta fusi në rrjetë Charles McGonigal për ta përdorur për qëllimet e tij.

Blendi Kajsiu: Skandali i vërtetë McGonigal

Por versioni që gazeta e madhe New York Times jep për këtë ngjarje, e përgënjeshtron kryeministrin tonë. Sipas të përditshmes njujorkeze ishte këshllltari informal i Ramës, Dorian Duçka ai që e shpuri zyrtarin e FBI-së dhe Agron Nezën në zyrën e kryeministrit. “Në shtator 2017, burrat udhëtuan për në Shqipëri, thanë prokurorët, ku z. Neza e prezantoi zotin McGonigal me Dorian Duçkën, një ish zyrtar shqiptar që shërbente si këshilltar informal i kryeministrit, zotit Rama. Z. Duçka, i përshkruar në akt- akuzën e Uashingtonit si Personi B, e solli zotin McGonigal të takohej me zotin Rama.”, shkruan “New York Times”.

Pra si përfundim në fund të paraqitjes së tij të parë në parlament për mocionin me debat. mund të thuhet se Edi Rama e luajti shkëlqyeshëm rolin e aktorit që përhap konfuzion duke tallur dhe ironizuar opozitën. Por ama askush nga qytetarët që deshën të kuptojnë diçka më shumë për korruptimin e zyrtarit të FBI-së nga shqiptarët nuk dëgjuan asnjë version bindës.

©Lapsi.al



24 Comments

    1. Po edhe Balluku,Xhacka,
      Manastirliu.
      Po edhe Manja ka lene mjeker e.
      A I duket surrati si bythe ariu. O zot kush na qeverisin.
      Nje KM turp I botes. Immoral,I pa afte, frikacak me te fortet e trim me te dobtet.
      Le ta martoje lagja, tha Jovan Bregu per Sandrin e tetos,si bella I Rames.
      Tani duhej shkruar Prefekti, eshte koha e pershtateshme. O moj
      e mjera…

      .

    2. Spiropalka shikonte skenderbeun e saj si u katandis nga nje lider global qe nuk pyeste per BE ne nje kryeminister i nje vendi sa nje mize dhe nuk i besonte syve.😂😂😂😂
      Keshtu katandiset gangesteri pordhac kur i bie bytha ne uje,ky eshte si puna e ka…t fryhet kur e perjedhelin dhe cfryhet kur i rrasin preshin🤮🤮🤮🤮

  1. Perveç sa I takon problemit thelbesore qe QENDRON PLOTESISHT DHE PO HETOHET DHE GJYKOHET NE USA 🇺🇸, ky eshte dhe nje person i SHPIFUR DHE INJORANTE, per menyren se si flet dhe mbrohet nga akuzat .
    Te mjeret ne sa prapa kemi ngelur .

    1. Pallakaris, kete e ke thene sakte. Qeverisja ne Shqiperi eshte si BB. Asgje te hajrit nuk bejne. Biles ai Luizi, nganjehere flet shume sakte per politiken, nderkohe qe Elisa Balla dhe Taulant Spiropali gjate gjithe kohes ia fusin kot dhe nuk jane asgje ne shume se dy hajdute te rendomte. Gjithsesi, kete here me pelqeve Pallakaris sepse nuk je krejt si mbiemri qe mban.

  2. Akademiku i madh i çmimit “Minerva” dha vërtet një spektakël në Parlament për aferën McGonigal në Shqipëri.
    Por…

    Jo si Presidenti i Ekuadorit në Komisionin 8 orësh të hetimit parlamentar, i cili doli me propozim për shkarkimin e tij, për shkak të mbeshtetjes dhe lidhjes me krimin, përfshirë Mafian shqiptare…

    Ndërsa në Shqiperi…

    Thjesht një student i pikturës në Institutin e Lartë të Arteve dikur, prej 25 vitesh, prill 1998 ministër, aktron në politikë rolin e Jagos, për të cilin PS e duartroket gjatë e në çdo shfaqje.

    Ndaj sot nuk pati asgjë të re, na recitoi 45 minuta pafajësinë e tij dhe iku… Tani, sikurse vendosën “rilindasit” , shfaqja mund të vazhdojë 24 orë me mekembesat Balla e Spiropali, né mënyrë që demokracia shqiptare dhe miqësia me SHBA të mbetet e “virgjër “…

  3. brenda Partisë Demokratike, i kanë thënë se edhe nëse Berisha do të marrë vulën, do të ketë dhunë.

    “Meqë unë kam shumë miq atje në Partinë Demokratike se jam vetë një krijues i saj, kam marrë vesh gjëra akoma më absurde.

    Nëpër rrethinat e Tiranës po përgatiten me bishta lopate, me bishta sëpate, me bishta kazmash dhe nëpër seksionet e rrethinave janë përgatirur nesër për një demonstratë të dhunshme, për protestë të dhunshme.

  4. Po qe si ka lezet asgje ketij Rames, karagjoz i shpifur, pa le ato kukumjaçkat me ne krye Spiro…,,, arixhije taman Ja u shpifen njerezve. U bene me leke shume dhe prap ngelen hiç!

  5. Ky “demokrati” qe na njofton per hunj e bishta kazmash e lopatash, ka vite qe eshte patronazhist dhe ka parasysh 21 janarin e hunjve qe perdoren rilindasit ndaj policise e perpara Kryeministrise.

    Ambasadori Amerikan i asaj kohe, pasi e quajti Berishen “burre shteti” theksoi se “nje pjese e protestuesve kishte nje axhende tjeter” dhe ishte fjala per drogarashet rilindas me hunj ne dore…

    Asgje nuk harrohet…

  6. “Këtu në SHBA, nuk merren fare me Edi Ramën për çështjen McGonigal. Por është shumë problematike çfarë ka ndodhur me McGonigal, sepse tregon mundësinë e punonjësve të SHBA-së që kanë cenuar demokracinë. Nëse ti marr para dhe nuk i deklaron,ti shpellkari salihut i ores 18:24 nuk te pelqejne bishtat e lopatave,por mos harro qe salihu ka perdorur anti tank molotov ne protestat e tij paqesore per revolucionin e dum baben

    1. pikerisht o hajvan 22:31 ti kujton se po jep argument qe mbron ramen ?????pse u dashka te merret shteti i huaj , USA perkatesisht me kryeministrin ton te korruptuar qe korrupton????

  7. ✈️🍾🍷🌭🍉👗🍸🍫Per te bere qef pagiuhet Belinda xhunga funga! thotë:

    Mua me pelqeu Bela haha me halle shume🤮Ka halle e shkreta se nuk din Ku ti coje parate e vjedhura nga rruget e Florinjta!Dhe pse shpenzon gati 20.000Dollare ne Muaj per trupin fytyren dhe floket 👺Shtriga e Kryehajdutit nuk i ben syri terr dhe blen rroba te shtrenjta qe te mbuloje gungat dhe Xhungat !Ky eshte halli I madh I kryehajdutes me te madhe pas Kryehajdutit 🤮🤮

  8. Halli Hallit nuk I ngjan! Ka mbi 20 vjet qe griu duke Vjedh dhe nuk ngopet 💩💩

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *