• |
ide | kryesore

“Do ia lironi selinë Alibeajt nëse gjykata vendos pro tij?”/ Berisha: Nuk bëj asnjë koment

-Instant, Lajme, Të fundit



Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha pasi iu drejtua selisë blu ka folur për gazetarët. I pyetur nëse do ia lironte selinë e PD nëse gjykata do të vendoste pro kreut të Grupit Parlamentar të PD Enkelejd Alibeaj, Berisha nuk pranoi të japë një përgjigje pa dalë vendimi i gjykatës.

 “E mbushën bulevardin në orën 12:00 si kurrë ndonjëherë më parë në të njëjtën orë. Janë misionarë të jashtëzakonshëm. Nuk ndërhyj. Nuk kam ndërmend të bëj asnjë diskutim paraprak për gjykatën. Këto i kemi me Ramën e aty ishim për Ramën e jo për gjykatën, për ne armik numër një është Rama.

Ky është revolucionm mos harroni se dhe Ramizi qendroi ca kohë por në fund e hoqën me votë. Asnjë koment nuk kam. Nuk bëj koment për gjykatën. Ne jemi në revolucion, po vijojmë. Protestën e radhës do e vendosim shumë shpejt”, tha ai.



6 Comments

  1. Ky plak matuf po ja kalon edhe donKishotit me revolucion imagjinar dhe popull imagjinar,kur ne fakt ne shesh me zor ishin 5000 veta,pra ky me gjithe Like floririn kaq e kane maksimumin me gjithe gomarin e Sanço Panços (kalin blu)…

  2. Lirojeni qe tani seline.

    Per nje shoqate folkloristike si Foltorja, del e tepron nje apartament 2+1. Tek Astiri.

  3. Cecene salihu ju priti por ju nuk erdhet ne revucionin demokratik per kete arsye debatikasit me te besuar te revulicionarit salih do tju sulmojne femrat e fisit,sepse ju nuk permbushet thirrjen per revolucion.te dhjere por revolucionar te vertete nga fitorja ne fitore me salihun ne nevojtore

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *