• |
ide | kryesore

Tregëtonin bagëti nga Greqia, procedohen 2 persona nga Devolli

-Instant, Lajme, Të fundit



Dy të rinj nga Devolli janë proceduar penalisht nga policia. Ata janë kapur duke tregtuar bagëti në mënyrë të kundërligjshme në vendin tonë nga Greqia. Më konkretisht, bëhet fjalë për bagëti të trasha (gjedhë) të pamatrikulluara. Gjatë kontrollit të ushtruar në stallën e njërit prej të rinjve u gjetën 7 bagëti, të cilat dyshohet se janë kontrabanduar nga Greqia, me qëllim tregtimin në vendin tonë.

Policia njofton se filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. T., 34 vjeç dhe B. B., 23 vjeç, të dy banues në fshatin Pilur, Devoll. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *