• |
ide | kryesore

Video/ Sherr i furishëm mes Haaland e Burn: norvegjezi vrapoi 40 metra për të mbrojtur Grealish

-Instant, Sport, Video
Burn



Në javën e fundit të Premier League, sulmuesi i Guardiolës, Erling Haaland, ishte protagonisti negativ i Manchester City–Newcastle. Norvegjezi mori gjithë vëmendjen, por këtë herë jo për golat që shënoi, por për fillimin e një sherri. Rivali i tij ishte mbrojtësi i Magpies, Burn, autor i një ndërhyrje të rëndë ndaj Grealish. E prej aty shpërtheu një grindje e bujshme.

Haaland dhe Grealish janë miq të ngushtë jashtë fushës dhe në terrenin e lojës janë gati të mbrojnë njëri-tjetrin. E kështu norvegjezi bëri një vrapim prej 40 metrash për t’u përplasur me mbrojtësin Burn. Lojtari i Newcastle shkaktoi faullin, por nuk mendoi se me cfarë do të duhej të përballej. Tërheqje, shtytje dhe fjalë të rënda fluturuan mes të dyve, derisa Haaland vendosi ta irritonte edhe më shumë duke i qeshur në fytyrë. Të dy u ndëshkuan me kartonë të verdhë.

Për kronikë, ndeshja mes City dhe Newcastle përfundoi 2-0 me golat e Foden dhe Bernardo Silva, nga një gol në çdo pjesë. Haaland mbeti pa shënuar. Megjithatë norvegjezi tregoi personalitet dhe guxim të madh, pavarësisht moshës së tij të re dhe përvojës së tij të parë në Premier League. Trupmadh dhe i fuqishëm, sulmuesi i Pep Guardiolës bën të flitet për të gjithmonë, në një mënyrë apo në një tjetër.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *