• |
ide | kryesore

Dybala feston në pankinë, tërbohen tifozët e Juventus: “E di që për ju është e vështirë, por luaj për Romën”

-Instant, Sport, Video
Dybala



Paulo Dybala e ka shijuar pa ndalur festimin për fitoren e Romës ndaj Juventus. Por euforia e argjentinasi nuk i ka pëlqyer tifozëve bardhezinj, të cilët reaguan, edhe në mënyrë fyese, në rrjetet sociale të Joya. Sulmuesi, për këtë arsye, ka dashur të sqarojë mendimet dhe emocionet në mbrëmjen e jetuar si një ish i madh. “E di që është e vështirë për ju, dhe është e vështirë edhe për mua. Por sot luaj për një ekip tjetër dhe me shokë të tjerë skuadre, të cilët gjithashtu duhet t’i respektoj! Të fitosh nuk është kurrë e lehtë dhe ishte e rëndësishme për ne! Do të ketë gjithmonë respekt, mos u mashtroni nga mediat sociale”. Ky është mesazhi i shkruar në grupin Telegram, që Dybala e kishte hapur tetorin e kaluar për të komunikuar me tifozët e çdo skuadre. E në fakt, aty ka edhe verdhekuq edhe bardhezinj.

Lexo më tej:Video / Serie A, Roma-Juventus 1-0: Mourinho siguron vendin e katërt

“Nuk festova për një gol dhe nuk shkova t’i gëzoja në fytyrë askujt! Festova një fitore me shokët e skuadrës! Më vjen keq që e shikoni kështu. Ju dërgoj një përqafim të madh. Ju dua fort”, e mbylli Dybala. Në shënjestër të një pjese të tifozëve të Juventus ka qenë ngazëllimi i madh pas bilbilit të trefishtë nga ana e argjentinasit, veçanërisht në dyshe me Wijnaldulm.

MESAZHET E DYBALA NË TELEGRAM



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *