• |
ide | kryesore

Makina humb kontrollin dhe del nga rruga në Maliq, lëndohen dy vëllezërit

-Instant, Lajme, Të fundit
Bulqizë



Një aksident i rëndë ka ndodhur në Maliq. Qytetari me inicialet G.A., 27 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit dhe si pasojë ka dalë nga rruga. Nga ky aksident u dëmtua shoferi dhe vëllai i tij, shtetasi K.A, 30-vjeç, pasagjer në automjet. Dy vëllezërit ndodhen në spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Maliq/Informacion paraprak

Mesnatën e djeshme, në rrugën “Zvezdë-Pojan”, Maliq, shtetasi G. A., rreth 27 vjeç, banues në fshatin Pojan, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë, automjeti ka dalë nga rruga. Nga ky aksident janë dëmtuar shtetasi G. A. dhe vëllai i tij, shtetasi K. A., 30 vjeç, pasagjer në këtë automjet, të cilët ndodhen në spitalin e Korçës, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po kryen veprimet procedurale dhe vijon puna për përcaktimin e shkakut të këtij aksidenti.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *