• |
ide | kryesore

Robert Aliaj reagon pas hyrjes së Sabianit në “BBV”

F1, Paparazzi



Robert Aliaj ka reaguar së fundmi ndaj pjesëmarrjes së Sabianit në Big Brother Vip. Gjatë një lidhje live në rrjetet sociale,Roberti u shpreh se nuk do të merrte pjesë në reality show dhe nuk ishte dakord me vendimin e artistit.

“Big Brother është një tualet publik dhe as që mendoj që do të bëhem pjesë. Faji është i produksionit sepse ata zgjedhin se cilët njerëz fusin brenda, por përgjegjësia është gjithashtu e shpërndarë, është edhe e individëve që marrin pjesë”, ka thënë Roberti duke thumbur  edhe Sabianin.

Nga ana tjetër ky i fundit gjatë suprizës për vajzën e tij, Keisi deklaroi se i ishte thyer besimi pas afrimitetit të saj me Kristin.“Tek ti gjithmonë kam pasur besim. Çfarë më the kur ike. Ti këtu nuk di asgjë. Më kë mërzitur shumë. Unë u çmenda.Ta kanë punuar të tjerët. Pse o bab, pse? Si të ka rritur babi? Ti je princeshë! Princin do ta zgjedhësh me durim.

Tani nuk kam më besim tek ti. Ma theve besimin. Ti erdhe e vetme këtu, si të porositi babi? Rrëshkite, nuk ke pse bëhesh pre e askujt.
Ki besim tek mendimet e babit. Ti e di që unë jap jetën për ty? Unë të kam rritur 22 vite, unë e di çfarë kam hequr mbrapa teje,”-u shpreh këngëtari./Lapsi.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *