• |
ide | kryesore

Video/ Selmani, çfarë gafe: Kukësi përmbys Laçin dhe zhyt Mezanin në zonën playout

-Instant, F1, Sport, Video
Selmani



Goditje e madhe e Kukësit në transfertën e Laçit, në ndeshjen e javës së 24 të Kategorisë Superiore. Të besuarit e Hallaçit imponohen 1-2 me përmbysje, duke parakaluar kurbinasit, tashmë në zonën playout. Avantazhit të Guindo iu përgjigjën në pjesën e dytë blutë me golat e Rashitit dhe Ebert. Selmani ishte protagonisti negativ i ndeshjes, me gabimin që lejoi Kukësin të shënonte golin e fitores.

Laçi e nisi ndeshjen me marsh të lartë, në kërkim të një fitore që do ta largonte nga rreziku, përballë një kundërshtari direkt. E në fakt, bardhezinjtë patën impaktin më të mirë me ndeshjen, duke e zhbllokuar në minutën e 10′. Guindo, pas një pasimi të Mazrekajt në qendër, lëshoi një të majtë të pakapshme për Tafas. Gol çlirues për sulmuesin, pas një periudhe jo të mirë forme. E megjithatë, festa nuk zgjati shumë për vendasit, pasi në minutën e 26’ Rashiti barazoi rezultatin. Tepër i lirë mesfushori në sugjerimin nga e majta me Selmanin, që u detyrua të nxjerrë topin nga rrjeta.

SELMANI “TRADHËTON” LAÇIN

Në pjesën e dytë, Laçi hyri në fushë me frikën e humbjes dhe kjo u ndje shumë në mënyrën e lojës. Verilindorët e kuptuan se mund të merrnin maksimumin nga kjo ndeshje dhe u munduan të shfrytëzonin mbi të gjitha topat inaktivë. Gjithësesi episodi vendimtar erdhi në minutën e 56. Selmani gaboi në mënyrë të bujshme kontrollin e topit, duke lejuar Ebert ta shtyjë topin në rrjetë qetësish. Mezani nuk i besoi dot syve, por Kukësi doli me fitore nga Laci. Madje, Gj.Taipi shënoi edhe golin e tretë, por arbitri dhe VAR e anuluan për një faull të mëparshëm.

Fitore jetike për Hallacin. Kukësi ngjitet në vendin e 7 me 31 pikë, ndërsa Laçi zbret në vendin e 8 me 30 pikë. Renditja vazhdon të jetë e ngjeshur dhe pavarësisht se të dy skuadrat shohin të arritshme zonën europiane, më parë duhet të sigurojnë mbijetesën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *