• |
ide | kryesore

Dëmtimi misterioz, Igli Tare zbulon problemet e Immobile: “Mjekime për të përballuar dhimbjen”

-Instant, Sport
Ciro Immobile



Lazio u mposht me përmbysje nga AZ në vajtjen e 1/8 të Conference League. Kryeqytetasit shfaqën edhe njëherë se vuajnë mungesën e Ciro Immobile. Drejtori sportiv Igli Tare hodhi dritë mbi gjendjen e qendërsulmuesit, pa të cilin bardhekaltrit nuk po bëjnë dot. Immobile doli nga fusha pasi mori një goditje në transfertën e Napolit. Nuk u duk asgjë serioze, por ndalimi i tij mund të jetë më i gjatë se sa pritej. I gjithë shqetësimi në kampin bardhekaltër është se Ciro Immobile mund të humbasë edhe derbin me Romën. Por Tare duket se është i qetë për situatën e sulmit me Felipe Anderson, gati të luajë si një falso nueve.

Mosha e Immobile ka filluar të bëjë të vetën dhe fiziku i tij po bëhet më i prirur ndaj dëmtimeve. Kavilja nuk ndalon kurrë së krijuari shqetësim dhe e kushtëzon në fushë. Igli Tare ka hedhur dritë mbi gjendjen fizike të sulmuesit kryesor të Lazios, duke folur për SkySport: “Ciro ka më shumë dëmtime se zakonisht dhe kavilja po i shkakton probleme. Edhe kundër Napolit iu desh të merrte ilaçe për të përballuar dhimbjen”.

Lexo më tej: Lazio, Immobile feston 33 vjetorin e synon rekordin e Silvio Piola: “Mungojnë 83 gola”

“Mund të qendrojë jashtë për rreth 2/3 javë”, ky është parashikimi i Igli Tare, i cili më pas u fokusua te zëvendësimi i tij: “Felipe Anderson e dinim që ishte i aftë të luante si sulmues. Me nuve false mund të vëmë në siklet kundërshtarët. Në verë ne kemi vënë bast për një të ri si Cancellieri dhe do të bëjmë vlerësimet e nevojshme në fund të sezonit”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *