• |
ide | kryesore

Fier, 33-vjeçarja plagos me thikë bashkëjetuesin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në lagjen ‘Liri’ në Fier. 33-vjeçarja Arinarda Asllani, nënë e 3 fëmijëve, ka plagosur me thikë bashkëjetuesin e saj. Ky i fundit ka shkuar në gjendje të dehur në banesën e saj. Pas debatit mes tyre, situata ka agravuar duke çuar në konflikt fizik. Më pas gruaja e ka goditur me mjete prerës të riun.

Mësohet se edhe në vitin 2013, 33-vjeçarja ka plagosur me thikë edhe ish-bashkëshortin e saj. Në vendngjarje ka shkuar policia qe ka arrestuar gruan. I lënduari ka shkuar në spital jashtë rrezikut për jetën.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *