• |
ide | kryesore

Sekuestrohen pako me mallra konτrabandë, shpallet në kërkim administratorja e postës

-Instant, Lajme, Të fundit



93 pako me mallra kontabandë janë sekuestruar nga policia e Tiranës. Këto pako, që përmbanin veshje apo produkte të ndryshme kozmetike dhe elektronike, tregtoheshin në mënyrë ilegale në vendin tonë. Si rrjedhojë policia procedoi në gjendje të lirë tre shtetas dhe shpalli në kërkim administratoren e një poste private. Kësisoj, u shpall në kërkim shtetasja A. D., 32 vjeçe, banuese në Tiranë. Ndërkohë u proceduan penalisht shtetasit: L. M., 37 vjeç, A. K., 22 vjeç dhe A. A., 40 vjeç, të tre punonjës të kësaj poste.

Gjatë kontrollit të magazinave të postës në administrim nga shtetasja A. D., shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 93 pako me mallra të ndryshme (veshje, produkte kozmetike, pajisje elektronike etj), pa fatura tatimore shoqëruese apo deklarata doganore për origjinën e mallrave. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *