• |
ide | kryesore

Mallra kontrabandë në Qafë Morinë, arrestohet doganieri dhe 2 policë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
morine, mallra kontrabande



Një doganier, dy efektivë policie dhe dy shtetas nga Kosova janë arrestuar. Ata akuzohen se lejuan kalimin e mallrave kontrabandë nga Morina. Personat u kapën në flagrancë Qafë Morinë, duke transportuar mallra të kontrabanduara (xhama dyersh dhe dritaresh), të cilat i kishin kaluar nga pika kufitare.

Këtë e kishin arritur duke korruptuar doganierin e 2 punonjës të policisë kufitare.

Njoftimi i Policisë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Qafë Morinë”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Tropojë, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tropojë.
Kaluan në PKK Qafë Morinë, mallra të kontrabanduara, duke korruptuar doganierin dhe dy punonjës të tjerë të Policisë Kufitare, arrestohen 2 shtetasit. Në pranga edhe doganieri e 2 punonjës të tjerë të Policisë Kufitare.

U arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”,  shtetasit:
-A. Z., 27 vjeç dhe I. Rr., 41  vjeç, të dy banues në Pejë, Kosovë.
Këta shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor “Qafë Morinë-Tropojë” duke transportuar me automjet, mallra të kontrabanduara (xhama dyersh dhe dritaresh), të cilat i kishin kaluar nga pika kufitare Qafë Morinë, duke korrupuar doganierin dhe dy punonjës të Policisë Kufitare.
Në vijim të veprimeve, u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, shtetasit:
-J. M., 32 vjeç, banues në fshatin Tetaj, me detyrë doganier (përgjegjës turni) në PKK Qafë Morinë;
-S. M., 45 vjeç, banues në fshatin Bujan, me detyrë trup shërbimi në PKK Qafë-Morinë.
-P. K., 58 vjeç, banues në fshatin Buçaj, me detyrë trup shërbimi në po këtë PKK.

Këta shtetas, duke shpërdoruar detyrën, kanë lejuar kalimin e mallrave të kontrabanduara nga shtetasit A. Z. dhe I. Rr., kundrejt përfitimit të shumave monetare.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, së bashku me mallrat e kontrabanduara.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *