• |
ide | kryesore

Vlorë/ Shisnin mallra kontrabandë, arrestohet 34-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtorja e tij

Lajme, Të fundit
Dy vajza nga Fushë-Kruja grabisin dyqanin e qendrës tregtare në Zogun e Zi



Policia e Vlorës ka goditur një tjetër rast të kontrabandimit të mallrave, ndërsa ka arrestuar një 34-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim bashkëpunëtoren e tij. 34-vjeçari dhe 29-vjeçarja në kërkim magazinonin mallra të kontrabanduara dhe fshihnin të ardhurat e përfituara nga shitja e tyre.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e kontrabandës së mallrave, pas 3 javësh hetime për një rast në këtë fushë, organizuan dhe finalizuan në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, operacionin policor të koduar “Tranzit”.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetases E. B., në lagjen “Uji i Ftohtë”, ku kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, veshje dhe çanta me vlerë 25 000 euro, pa fatura tatimore shoqëruese apo deklarata doganore për origjinën e tyre.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasja E. B. bashkëpunonte me shtetasin A. L., për magazinimin e mallrave të dyshuara të kontrabanduara, të cilat i shitnin me pakicë në mënyrë të kundërligjshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *