• |
ide | kryesore

Shpjegimi i Celibashit/ Tre skenarët se çfarë mund të ndodhë me vulën e PD

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme
celibashi vula



Kryekomisioneri Qwndror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, nuk ka ndërmend të njohë grupimin e Berishës si PD-në zyrtare. Ai e tha sot hapur, në mbledhjen e KZQ se të drejtën për të kërkuar regjistrimin e PD-së si subjekt zgjedhor e ka Lulzim Basha, pasi ai figuron kryetar i PD në pikëpamje të ligjit. “Edhe sikur unë të mendoj se Berisha është shumicë, ligji më detyron të veproj ndryshe. Eshtë njësoj sikur unë të mendoj se një forcë politike është më e mirë për qeverisjen e vendit, dhe fitoren t’ia jap asaj pavarësisht nga rezultati” tha ai, duke lënë të nënkuptohet qartë se vulën dhe të drejtën e përfaqësimit në zgjedhjet lokale të 14 majit do t’ia japë grupit Basha-Alibeaj. 

Lexo më tej: 

Estrada e vulës/ Minoranca në PD regjistrohet në KQZ si partia e Bashës 

Por ndonëse bëri këtë pohim skandaloz, që tregon qartaz se shumicës së opozitës do t’i hiqet e drejta ligjore e përfaqësimit, Celibashi me anë të proceduarave gjeti një truk për të telendisur edhe më keq binomin Basha-Alibeaj. “PD-ja e tyre” po regjistrohet në zgjedhje duke pasur si kryetar formal atë që është dorëhequr prej një viti dhe duke përdorur një dokument që shumëkush mendon se e kanë falsifikuar. Në këtë dokument, pa numër protokolli, që datohet tre ditë para largimit vullnetar të Bashës ai i ka deleguar tre pasuesve të tij të drejtën për ta përfaqësuar partinë në zgjedhjet lokale të pas një viti.

Image

Pikërisht këtë dokument përdori Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi për të kamufluar thelbin e vendimit që mori. Duke njohur Bashën si kryetar të PD-së, ai i kërkoi atij të nënshkruajë edhe njëherë një dokument të ri.

“Mendoj që të drejtën për të kërkuar regjistrimin e Partisë Demokratike si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e 14 Majit 2023, bazuar në dokumentet zyrtare, e ka zoti Lulzim Basha. Ai figuron kryetar i PD-së në pikëpamje të ligjit. Vijmë te diskutimi tjetër në lidhje me legjitimietin e kësaj kërkese. Nga vlerësimi që i kemi bërë këtij dokumentacioni, do duhej që sipas ligjit, kërkesa të paraqitej nga kryetari i PD-së, zoti Lulzim Basha.

Jorida Tabaku: Basha është e shkuara e PD, duhet parë nga e ardhmja 

Në vlerësimin që i kemi bërë dokumentit autorizues të zotit Basha për zotin Indrit Sefa, unë vlerësoj që ky dokumentacion nuk është i plotë me parashikimet e Kodit Zgjedhor. Besoj se është e qartë që dokumentacioni autorizues duhet të jetë në përputhje me parashikimet e nenit 64 të Kodit Zgjedhor. Sipas vlerësimit tim, duhet që akti autorizues të jetë i qartë. Do t’ju jap 48 orë kohë për të bërë plotësimet e kërkuara, domosdoshmërisht për deklaratën e kryetarit të partisë politike”, theksoi ai.

Andi Bushati: Mos qeshni më me këta të vulës 

Pra, skenarët e kësaj që shpalli sot Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, janë:

1) Grupimit të Berishës nuk i njihet e drejtë e përfaqësimit të PD-së.

2) Që ajo t’i njihet fraksionit të Alibeajt, Lulzim Basha duhet të rikthehet edhe një ditë kryetar PD dhe të firmosë një autorizim të ri.

3) Basha nuk e pranon këtë turpërim publik (që ka pak gjasë të ndodhë) dhe asnjë forcë politike nuk ka të drejtë të mbajë siglën e PD-së.

Versioni më i mundshëm është që Basha të nënshkruajë një autorizim të ri dhe ata që e mbështesin të garojnë si vartësa të tij në 14 maj.

©Lapsi.al

 



32 Comments

  1. Po lereni zagaret te dalin ne zgjedhje te vleresohen sa u vlen lekura.

    Nuk kuptoj Berishen perse nuk ben nje force te re demokratike? Nuk luftohet me letra mafia kombetare dhe ajo nderkombetare.

    Ne France PS shkoi ne 4 % dhe doli forca e re e Macron

    Ne Greqi PASOK shkoi 3% dhe doli Suryza.

    Kujt i plasi per vulen e flamurin, kohet ndryshojne

    Pastaj Basha pjelle e Berishes eshte, keshtu qe mos humb kohe me zagarin Basha

      1. Po përse mor “bythpaqir” merresh me Salën që ka shumicën e shumicës në PD dhe nuk merresh me Lulshumëbythqirin ,të cilit jo vetëm nuk i bën syri tërr për turpërim publik , se e ka treguar tash 10 vjet me karakterin prej haleRame , që jo vetëm të kthehet të firmosë , por gati të nxjerr në pazar edhe gruan me gjith vajzat e tij , të cilat mund të krenohen për këtë lloj këllire politike që kanë si strehë në shtëpi .

    1. PD eshte shpia dhe shpresa e cdo shqiptari, nuk i lihet askujt pervecse demokrateve duke nisur nga berisha si me i personifikuari me PD sot qe flasim. nuk ka merite rama ose alibebasha ne ate institucion

      koalicione po behen dhe ja ku eshte duke u bere koalicini i radhes. dhe kjo ska asnje problem , njerezit do votojne kandidatet e opozites nen siglen e koalicionit. efekti i stems se pd do sjelle konfzion ne nje kategori te caktuar votuesish por kjo eshte kosto e luftes per te fituar zgjedhjet ,

    2. Ligji esht ligj dhe maliqi maliq. Per 10 vjet keta kane zbatuar maliqin. Sot vendosen me ne fund te “zbatojne” ligjin!
      Porosia e fundit e Kimetes duhet zbatuar me rigorozitet pasi mund te coje ne nfonje prishje vize per amerike dhe ky do ishte “qameti” per ata dhijaksa dhe frikacake te marre peng nga treshja Rama-Kimete-McGoingal.

    3. Sakte je, por sala kok shqiptarshe, o do partine e vet o s’ka

      Ne fakt ndoshta çdo shpitar ate do bote, se ka 30 vjet me PD, e konsideron te papranueshme t’ja leje gaz bardhit…llogjika jepet para kokfortsise ke ne shqiptaret

    1. ne fakt tallja dhe poshterimi nuk ka te beje me berishen fare pavaresisht deshirave perversve te fuges rames , poshterimi dhe kurvrimi behet me ata te clite jane kurva dhe kurvat ne kete rast jane basha , alibeu e ca te tjere , por ka dhe dicka tjeter kurverimi dhe poshtersia eshte e atij qe e ben dhe ne kete rast rama eshte duke poshteruar vetveten, te kuptohemi rama ska ndonje nderim te vecante apo respekt te mirefillte per veten e tij keshtu qe kjo shfaqje e shemtuar kurverimi me dy aktore rama basha i mbetet tia shpife te gjithe shqiptareve dhe ti neverite ate gjithe shqiptaret nga rama basha alibeu veliaj dhe sidomos fuga dhe ekipit te tij te ridhjere cdo here

      kermat jane kerma kenaqen me kerma

    2. Vërtet o Jorgaq , me shumë Pal i kari si puna jote , dhe fal Ram-drog McGonigal , Shqipëria , është sot gazit i botës .

    3. Quna, shikoni anen pozitive!

      Me thelle se c’jeni zhutur, nuk mund te shkoni!

      Megjithese duhet thene qe ju keni mjaftuesheme talent per te germuar akoma me shume.

    4. Po ti mor qyqar, ketu rri tere diten qe te besh komente dhe kontroversin ?
      M’u dhimbske sinqerisht …duhet te kesh jete shume te mjere…(nqs do quanim jete kohen e dikujt te kaluar duke bere 24 ore non stop komente neper portale) , qe te arrish te jesh kaq ” vigjilent ” sa ty ….
      Me ilacet si je , i perdor apo I hedh ne hale ?

  2. Bashen e kapi mat rama dhe basha u kurverua si zonje burre nga rama, dhe basha kurveroi shume prej kurvave pa patente te PD ne ate kohe por sot jane te deklaraura dhe skane nevoje per patente fare, si alibeu, gjekmarku, tabaku, gaz bardhi, dashkurv sula, eedhe disa anonime te tjere ne politike qe smbledhin dot as votat e familjes se vet

    kurverimi qe te ben rama ska fund o zoti llull

    qesharak

  3. Eh mer sal ca po tben ty ajo Kimja vogel. Eh mer sal qe po te flliq kimetja ne pleqeri. Deshe me i bo pordh amerikes ti. Rrot mulliri

    1. Emiljano e perdor per pseudonim meqe tingellon si emer kurvash , apo meqe Emiljano Shullazin e kishte krah te armatosur “Rilindja” ?

  4. Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Aleksandër Biberaj thotë se do të ketë kosto për demokratët nëse nuk dilet në zgjedhje me një kandidat.

    ”Përderisa Berisha ka marrë lidershipin duhet t’i dalë zot. Nëse vazhdon me këtë histori kërcënimesh, kjo është histori e turpshme.

  5. Ngjeles me “analistet” e pasdarkave tona u ka mbetur te kafshojne gjuhen per gjithe euforine pas takimit te Ambasadores Amerikane, znj Kim, me Alibeajn, duke e quajtur kete te fundit Kryetar i PD me dekret diplomatik e jo i zgjedhur.

    Mirepo ky lloj zyrtarizimi, edhe pse Alibeaj “ndihet kryetar” nuk hyri ne pune per regjistrimin ne zgjedhje ne KQZ.

    Pas estrades me vulen ne Gjykaten e Apelit, sot pame aktin e dyte te shfaqjes humoristike dhe na mbetet te shohim te tretin, kthimin e Bashes nga Holanda me nje tufe tulipanesh, kryetari legal i PD se pakices, “i dorehequr” plot nje vit me pare.

    Nuk kane faj humoristet tane qe temat e skeçet i marrin nga politika, se aty i gjejne pothuajse gati…

    1. betohet që është me shpirt e zemër me të, por s’ka çfarë t’i bëjë ligjit, një shprehje publike e pazakonte e dashurisë së një kryetari KQZ në detyrë.

      E gjithë kjo tregon thjesht se kush është Sali Berisha dhe në aspektin praktik. Një njeri i çorganizuar, me një tufë idiotësh rreth vetes që bëjnë si mendimtarë, dhe që nuk dinë as rregullat elementare të regjistrimit në zgjedhje

      1. Po ish Ministri i Drejtesise Alibeaj, juristet Bardhi e Ngjela apo ish Kreu i KQZ – së Kreshnik Spahiu nuk e dinin qe Alibeaj kryetar i komanduar nuk regjistronte dot Partine ne KQZ ?!!!

        Gjithe keta emra qe duan te bejne politiken e madhe ne Shqiperi, mos nuk njohin mire ligjet?

    1. Atje ne Kuc , cfare ka me shume, maloke.apo spiuna…apo jeni te kombinuar meqe neper statistikat e ish Sigurimit te shtetit, bahskepunetore vullnetare dhe letershkrues anonime , aq sa ka patur Laberia nuk ka patur e gjithe pjesa tjeter e Shqiperise …

    2. Ndërsa lebërve , ju ngeli vula e zezë e 97, mbasi dogjën gjithë Shqipërin dhe shikoni ju kanë katandisur hordhitë e rilindkrimdrogës , duke shfrytëzuar gropën e gjoksit të lebërve; edhe gjykatën jua zhdukën që të torturoheni si çifutët në shkretëtirë . Zoti vonon por nuk harron !

  6. Berisha në këtë mes është i nderuar.Ringriti PD dhe një herë duke luftuar me regjim diktatorial dhe me një Amerikë që për mua më këtë administratë nuk e konsideroj një shtet demokratik.Nuk ka mundësi të pengosh gjysmën e një populli të mos marë pjesë në zgjedhje. Këtu të përdorur janë Basha e kompani që më të vërtetë qekan njerëz pa indentitet.Ka pra me këta tall b….m Rama.

  7. Diktorit.tja.ruani.karin.se.kafshuat
    Dot.tani.doni.ts.nxirni.nga.zgjedhjet
    Se.keni.frike.rac.muter
    Komunista.bq.ju.arthte.talloni.prape.ta

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *