• |
ide | kryesore

10 vjet në pushtet, Rama porosi Dallëndyshe Bicit të luftojë korrupsionin në Kadastër: Sot është koha për një shkëputje

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot në krye të Kadastrës drejtuesen e re Dallëndyshe Bici, ndërsa i pranishëm ishte edhe ish-drejtuesi Artan Lame.

Kreu i qeverisë tha se sot është koha për një frymë të re, ndërsa paralajmëroi se do të ngrihet në Task Forcë brenda Kadastrës për të gjithë punonjësit që abuzojnë me pozicionin e tyre.

Për kreun e qeverisë synim është që të mbyllen të gjitha rrugët e kontakteve të drejtpërdrejta mes qytetarëve dhe Kadastrës. Sipas kreut të qeverisë duhet të mbyllen të gjitha sportelet dhe çdo shërbim të merret nëpërmjet telefonit.

‘Rezultatet janë të dukshme janë të prekshme! Por sot është koha për një shkëputje. Sot kemi një baze nga e cila mund të shkojmë me shpejtësi më tutje që është teknologjia. Koha të mbyllim përfundimisht të gjitha rrugët e kontakteve të drejtpërdrejta mes qytetarëve dhe Kadastrës. Duhen mbyllur të gjitha sportelet. Kadastra gjithë personeli duhet të hyjë mbrapa ekranit. Duhet një bashkëpunim i ngushtë mes AKSHI-it. Duhet një bashkëpunim i ngushtë me Prokurorinë Speciale dhe sa i përket AMTP-ve që kjo nuk ka të bëjë drejtpërdrejtë me Kadastrën, por ka të bëjë me bishtat e pisllëkut dhe korrupsionit të të kaluarës që është nga koha e komunave që ka gjetur hapësirë edhe nëpër njësitë bashkiake dhe që prodhon edhe sot që flasim dokumente, AMTP që jepen tani dhe që pretendohet që janë dhënë në 1991-shin dhe 1992-shin, por natyrisht që e thashë që kjo është komplekse dhe është përtej institucionit vet.’- tha Rama.

Kryeministri Edi Rama u shpreh se në fokus të punës së drejtueses së re të Kadastrës do të jetë cilësia dhe shpejtësia në zbatim të ligjit.

‘Do jetë cilësi dhe shpejtësi në zbatim të ligjit. Ne ju kemi premtuar njerëzve që do të kenë pronat e tyre të sigurta dhe shërbime pranë kadastrës do ti marrin pa lëvizur nga vendi vetëm nëpërmjet telefonit.’- tha Rama.



14 Comments

  1. Goxhaj tha se tanimë në PD ekziston grupi i tradhëtarëve dhe dështakëve.

    “Ne kemi të bëjmë me dy krah të të njëjtës opozitë, është grupi i tradhëtarëve dhe grupi i dështakëve.

    Grupi i tradhëtarëve të Lulzim Bashës dhe grupi i dështakëve të Sali Berishës”

  2. Rama thote se “eshte koha per shkeputje” lidhur me historine famekeqe te hipotekave e Kadastres, pra ia hoqi Lenes e ia dha Prenes, por e quan “reforme”.

    Ne 10 vite me pseudorilindas kemi pare e do te shohim vetem pseudoreforma, marifet per te mbyllur histori korrupsioni, pasi regjistruan si prone gjithcka u plackiten shqiptareve…

  3. Ky pella e gjate mendon se jemi budallenj?? Del e keput ndonje thagme dhe idiotet e dobishem qe e rrethojne, e shofin ne drite te syrit sikur po flet Aristoteli.

  4. Ore i paudhe a i pa emer ore karabush e lexon shkrimin ti apo ashtu ta ka dhene fuga komentin .Po flet xoni yt per kadastren u tope jo per bashen e grupet armiqesore ,ah ju mavite ju dhjevsha shkollen qe keni bere papagalle muti

    1. E po 10 vjet në kadastër do thotë që misionin tim e kreva. Shkatërrova pronën dhe pronarët dhe i shpardava tek Rilindja sidomos në jug.Pare sa të duash dhe tani e ka radhën kjo zonja të vazhdojë avazin.

  5. “Dardhat” qe hengri Lame prapa shpines se KM-se kane qene goxha kokerr-medha dhe peshonin nga

    5000 euro deri dhe mbi 30 000 euro per legalizim. Nga nje llogari e thjeshte del se mbi NJE MILIARD

    euro ka perfituar ai dhe grupi i tij nga ky proces. Nje rrjete sekseresh te shperndare ne menyre kapilare e

    mundesonte kete gje, Eurot i jepen seksereve dhe po ata sjellin dokumentet e plotesuara.

    A e beson njeri ne bote qe nje shume kaq e madhe do i kalonte nen rrogos KM-se ?

  6. Kjo eshte veçse kamikaze dhe ekzekutuese e çdo grabitjeje dhe vjedhjeje qe do te beje i gjatit ine .
    Nje puthadorase dhe nje lekakuliste qe nuk njeh kufinj kur behet fjale per para e pushtet .
    Nese hiporizia e Lames eshte e shfrenuar , leshtesia e ketij mishi me dy sy eshte e tejskajshme .
    Nese grabitja e Lames e ka nje cak , e kesaj kamikazeje eshte infinit .

  7. ka marrë shkas nga një njoftim i foltors ku është ngatërruar Ramiz Alia me Azem Hajdarit, të ironizojë Berishën.

    “Sa herë Berisha do të lavdërojë Azemin e ngatërron me Ramiz Alinë. Nuk është punë demence prej moshës. Ashtu i ka të lidhur në tru”, shkruan Baze, duke publikuar edhe njoftimin tragjikomik të zyrës së shtypit të foltores.

  8. Hahahah 10 vjet ne pushtet por nga sot duhet luftuar korrupsioni ne kadaster, gallate mafiozesh tip Toto Rina.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *