• |
ide | kryesore

Mαsαkra në Don Bosko/ 10-vjeçarja pa vrαsjen e gjyshes së saj

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Don policia



Vijojnë të dalin detaje nga mαsαkra e Don Boskos ku një grua humbi jetën ndërsa 5 të tjerë u plagosën. Persona të paidentifikuar hapën zjarr me breshëri αrmësh nga jashtë lokalit dhe u larguan me 2 motorë.

Viktimë mbeti banakierja Mimoza Paja, rreth 60 vjeçe, banakierja e lokalit. Nga plumbat janë plagosur edhe Sahit Murati 50 vjeç, Astrit Mera 42 vjeç, Emanuel Sala 47 vjeç, Ermir Bejçuku 45 vjeç dhe Genc Shohalli, 55 vjeç.

Po ashtu është lënduar në dorë nga ciflat e xhamave, një e mitur 10-vjeçare e cila rezulton të jetë mbesa e viktimës. Ajo po qëndronte në lokalin e Don Boskos bashkë me gjyshen kur ndodhi ngjarja. Dyshohet se autorët kanë pasur shënjestër Sahit Muratin i cili rezulton të jetë xhaxhai i Fatjon Muratit.

Ky i fundit është edhe pronari i lokalit ku ndodhi atentati, një person me precedentë penalë. Ai duhet të ishte në masën “arrest shtëpie”, por masa e sigurisë iu zbut dhe doli nga burgu. Mediat raportojnë se se Murati është larguar pak ditë më parë nga Shqipëria. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Bandat vrasin banakieren në lokalin e Fatjon Muratit, mik i Indrit Dokles



1 Comment

  1. Fale Zotit qe ka shpetuar e vogla…

    Shtet mafioz ku filozofia a luftes kunder krimineleve eshte hengshin kokat e njeri – tjetrit (po citoj kryeministrin e gjate).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *