• |
ide | kryesore

Berisha zbulon bisedën me Bashën: Po nuk i fituam zgjedhjet, a je dakord për koalicion me PS?

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Nga Belshi, gjatë prezantimit të kandidatit të tij për këtë bashki, Sali Berisha ka akuzuar sërish kryeministrin Edi Ramës se ka kontraktuar McGonigal për të asgjësuar opozitën. Sipas Berishës, Edi Rama arriti që të merrte peng ish-kryetarin e PD, Lulzim Basha.

Ndër të tjera, Berisha tha se Basha i kishte shkuar në zyrë përpara zgjedhjeve dhe e kishte pyetur nëse duhej të bënin koalicion me Ramën, nëse humbnin, pyetje të cilës i ishte përgjigjur negativisht.

“Secili prej nesh të ulet me çdo socialist e çdo demokrat dhe t’i shtrojë këto të vërteta. Çfarë ndodh këtu, të gjitha pushtetet janë në duart e Ramës.

Një përgjegjësi të pamohueshme ka këtu edhe PD dhe ish-kryetari. Në zgjedhjet lokale të vitit 2019 ai vendosi të tërheqë kandidatët nga zgjedhjet. Por ne po bëjmë gjithçka dhe do të fitojmë.

Rama me qëllim që ne të mos futemi në zgjedhje, në një akt primitiv si i ati i tij që kërkonte varjen në litar të Havzi Nelës dhe të dajës së tij Spiro Kolekës, që kërkonte futjen e tankeve dhe mitralozëve në Qytetin Studenti, edhe Rama kërkon të përjashtoi PD nga zgjedhjet.

Rama kontraktoi McGonigal për të bërë hetime privatisht dhe e pagoi 225 mijë dollarë kundër PD.

Ish-kryetarit iu hap proces, u dorëzua dhe u mor peng nga Edi Rama. Basha duke mos treguar burimin e parave dhe duke mos patur dokumentet e transferimit të tyre, në çdo vend dënohet për larje parash. Paraja duhet të vijë sipas ligjit. Nga auditi që ka bërë PD, del se përveçse 25 mijë dollarëve, pjesa tjetër prej 700 mijë dollarësh as është future e as ka dalë nga arka e partisë.

Erdhën tek unë dhe më thanë po nuk u fituan këto zgjedhje, a je dakord ti për një koalicion PD dhe PS.

Jo i thashë unë, nuk jam dakord. Kjo ishte e mjaftueshme që McGonigalët të më sanksiononin. Dështuan. Ja ku është PD dhe demokratët. Shqiptarët do të fitojnë në 14 maj dhe do e përmbysin këtë regjim.

Çdo demokrati në mbarë Shqipërinë i them se ora e kthjelltësisë dhe integritetin ka ardhur për secilin prej nesh. Nëse kemi të parin qytetarin dhe dinjitetin e tij, nuk duhet të pranojmë kurrë të bëjmë lojën e Ramës. Le ta shndërrojmë ne 14 majin në ditën e triumfit të vlerave në Shqipëri, në ditën e ndryshimit të madh, të çeljes së rrugës për rivendosjen e pluralizmit politik në Shqipëri. Për të kthyer pasuritë e Shqiptarëve në rroga, pensione dhe shërbime për qytetarët”, tha Berisha.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *