• |
ide | kryesore

14 maji, zgjedhjet ku asnjë PD nuk mund të garojë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
primaret, PD



Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi sot se ndërsa drejtuesi i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk ka firmosur për të regjistruar PD-në në zgjedhjet lokale, PD e vulës nuk do të marrë pjesë në këto zgjedhje.

Vendimi u njoftua në mbledhjen e sotme, e cila nisi që në orën 16.00 të pasdites. Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi vendosi përfundimisht mos regjistrimin e Partise Demokratike në zgjedhjet e 14 majit.

Lexo më tej: Celibashi nuk regjistron PD e vulës/ Kërkon firmën e Lulzim Bashës 

Në fjalën e tij, Celibashi tha se pasi Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) nuk pranoi ankimimet e dy grupeve, Lulzim Basha duhet të firmoste deklaratën solemne. Në mbrojtjen e tij, Sefa tha se kryetar i Pd është Lulzim Basha sepse në listën e partive politike regjistrohen vetëm kryetarët që zgjidhjen, e jo dorëheqjet.

Nga ana tjetër, Ledio Nuraj juristi i kryedemokratit Sali Berisha në KQZ ka kërkuar që të regjistrohet e PD për zgjedhjet e 14 majit. Ai tha se KAS ka thënë që Celibashi nuk ka marrë një vendim për kërkesën e Berishës, por për Celibashin, kërkesa nuk legjitimohej.

Si përfundim, asnjë PD nuk u regjistrua në zgjedhjet lokale. Duket se për Berishën zgjedhja është koalicioni që do të depozitojë nesër po në KQZ. Ende nuk dihet si do të jetë fati i PD-së së Bashës.

Reagimet lidhur me vendimin kanë nisur menjëherë. Berisha ende hesht, ndërsa nga ana e mbështetësve të Enkelejd Alibeajt kanë nisur ankesat. Për ta zgjidhje është ankimimi që mund të bëjnë në KAS.



5 Comments

  1. Nje deputet mori ne qafe nje Parti te tere. E zhyti ne fund si ai i mbyturi qe te mbyt. ☠☠☠

    Tani PD-se me vule apo pa vule, nuk i mbetet tjeter per te bere, por vecse te haje 🥒🥒🥒

  2. 😂😂😂

    Logjike tipike deshtakesh: fajin gjithmone e kerkojne tek te tjeret, asnjehere tek vetja.

    Rrjedhimisht nuk permiresohen kurre.

    Mbeten vend numero!

    Te destinuar per te qene deshtake te perjetshem!

    PD – Partia e Deshtakeve

    😂😂😂

  3. PS o Jorgo Pallaeka..t çar është. Partia e Sorrosit.Ose më qartë Partia e kriminelave e diktatorëve të vjetër e të rinj e hajdutëve dhe antishqiptarëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *