• |
ide | kryesore

Kërcënoi me armë një shtetas pas konfliktit për pronën, arrestohet 80-vjeçari

Arkiva



Një ngjarje kriminale është parandaluar në Mat. Një i moshuar 80 vjeçar është arrestuar pasi kërcënoi me armë zjarri një person të identifikuar si K.K.  Konflikti mes tyre ndodhi për shkak të pronës.

80 vjeçari i arrestuar, Ibrahim Lika, ka qenë i dënuar më parë për vrasje. Ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e tij në lagjen ‘Pjetër Budi’ të Burrelit, u zbulua municion luftarak. Policia sekuestroi armën e zjarrit automatik 3 krehëra me 82 fishekë dhe dy granata dore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *