• |
ide | kryesore

KQZ nuk regjistron PD e vulës në zgjedhje

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
KQZ, Zgjedhjet e 14 majit/ Celibashi: Sipas dokumentit nga gjykata Basha ka të drejtën t’a regjistrojë partinë



Komisioni Qëndror i zgjedhjeve nuk regjistron PD-në e vulës pa firmën e kryetarit ligjor, Lulzim Basha. Faktin e bëri të ditur kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi.

Debate të forta u zhvilluan në seancën e diskutimit sot në KQZ.

Kryekomisioneri shtetëror i zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka njoftuar se kërkesa e PD për tu regjistruar si subjekt zgjedhor nuk ka bazë ligjore dhe nuk duhet të pranohet.

“Do ju lutesha që të tregonit respektin ndaj pozicionit të komisionerit. Duhet ta qasni këtë çështje në përputhje me ligjin. Përndryshe, për mua s’ka problem çfarëdo që thoni dhe komentoni për këtë vendimmarrje.

Vendos të mos pranojë kërkesën e PD-së me kryetar zotin Lulzim Basha për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor në zgjedhjet e 14 majit 2023.” – u shpreh Celibashi.

Lexo më tej: Celibashi nuk regjistron PD e vulës/ Kërkon firmën e Lulzim Bashës 

Lexo më tej: KQZ nuk i regjistroi në zgjedhje, Alibeaj e Bardhi reagojnë ashpër 



2 Comments

  1. Rama ja arriti qëllimit.Nuk i regjistroi as njërin as tjetrin. Berishën e PD e vërtetë e rrëzuan tre gjyqtarë që s’mund t’i quash të tillë dhe PD fallco e dogji me Bashën personazh pa shtyllë kurrizore e tashmë u vërtetu që erdhi në PD për t’a shkatërruar atë.Fatkeqësisht monizmi është instaluar tashmë. Nëse akoma ka njerëz që janë në mëdyshje për këtë, është koha të reagojnë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *