• |
ide | kryesore

KQZ nuk i regjistroi në zgjedhje, Alibeaj e Bardhi reagojnë ashpër

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
KQZ, zgjedhje,



Komisioni Qëndror i zgjedhjeve nuk regjistron PD-në e vulës pa firmën e kryetarit ligjor, Lulzim Basha. Faktin e bëri të ditur kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi.

Lexo më tej: Celibashi nuk regjistron PD e vulës/ Kërkon firmën e Lulzim Bashës 

Nga grupi i Alibejat reagimet ishin të ashpra me akuza ndaj KQZ-së dhe Celibashit. Gazment Bardhi zbuloi se ky vendim do të ankimohet menjëherë në KAS.

“Asnjë njëri i shantazhueshëm dhe që nuk respekton ligjin, nuk meriton asnjë respekt. Ilirjan Celibashi ka humbur besimin e PD për të administruar procesin zgjedhor. Ai shkeli rëndë ligjin, për qëllime politike. Vendimi do të ankimohet menjëherë në KAS”, reagoi Bardhi.

Alibeaj shkoi edhe më tej me reagimin e tij.

“Vendimi i paralajmëruar i Komisionerit të Zgjedhjeve është qartas i ndikuar politikisht nga aktorët politikë të interesuar që PD të mos regjistrohet në procesin e zgjedhjeve vendore të 14 majit. Sikundër e deklaroi dhe publikisht, zoti Celibashi e ka të pamundur të ndajë opinionet dhe tifozerinë personale nga faktet juridike. Për pasojë, vendimi i tij e zgjat pa fund dhe pa arsye të qenësishme regjistrimin e PD. Dukshëm, e madje deri në kufijtë e groteskut, komisioneri nisur vetëm për shërbim politik ndaj kundërshtarëve të PD, vendos ta përjashtojë nga zgjedhjet.

Siç ndodhte këtu e 32 vjet më parë, kur ishte partia në pushtet ajo që lejonte ne zgjedhje vetëm satelitët e saj. Kjo marrëzi politike, si 32 vjet më parë, i ndodh sot Shqipërisë kur është vend i NATO-s dhe synon të jetë anëtar i BE-së! Megjithëkëtë e si përherë do të vijojmë rrugën ligjore për të finalizuar përfaqësimin e PD në 14 maj. Çdo artificë ligjore apo arsye e stisur politike dhe aspak ligjore është thjesht rruga e dëshpëruar që zgjatime të politikës së vjetër në institucione kushtetuese të pavarura kanë zgjedhur për të na penguar në rrugën tonë. Nuk do ia dalin!!”  



13 Comments

    1. Celibashi ështe një ushtar, hajdut ordiner, që ështe vëne në sherbimt të treshes që e kane vjedhur e vrare Shqiprine këto 32 vite… Celibashi po luane lojen e Ed Ram Turk hajdut Erdoganit, Sali Gerdeci, dhe ilir spiun hajduti. Ligji duhet që të ndalone kët kimikaz.🇪🇺🇺🇲🇦🇱

  1. Ne gjykaten e apelit luldhimi ka dhene dorheqjen dhe ndjehem une si kryetar-thoshte aligazpordha.
    Ne KQZ dergon vertetimin qe kryetar eshte luldhimi por ne kemi autorizim qe jemi tre kamber ne nje dere,pra ali-gaz-indrit pordha.
    Ke te qaj me pare kush do mbaj pergjegjesi per deklaraten e mosperfshirjes ne blerjen e votes,pranimit te parave te paligjeshme etj – alibej-gaz suma -indrit leshi?????🤮🤮

  2. Vete e organizuan shkaterrimin e opozites, tani bejne gjoja. Mos u jepni rendesi, e gjetshin nga Perendia!

  3. nuk e di se pse berisha e emroi ministër alibeajn, kurrë nuk më ka bindur me atë të folur si pederast, le të paguajmë tani naivitetet e berishës.

    1. Berisha eshte strumbullari i te gjitha te keqijave qe i kane ardhur PD. Zoti e mallkofte kete qenje te pabese .

  4. Po çar faji Berisha për këta njerëz pa dinjitet.Ai nuk ishte në mendjen e tyre.Ishin me preardhje nga familje të persekutuar e të shkolluar.Sepse këta dolën demonë, ç’faj ka ai.Tek e fundit një shuplakë përfundimtare e morën.Besonin ke Rama !!!Po i besohet një bastardi.Kaq të mbaruar janë që i përdoren keqas!!!

  5. Zagaret e Rames

    Aq te paafte jeni sa edhe ne votime nuk hyni

    Lojrat e Bashes

    Ku do i gjeni 61 kandidate apo 5.100 komisionere ju o mjerane

    Ju donit vetem fondin prej mbi 150 milion leke qe shperndahej per zgjedhje asgje tjeter

    U
    Bete gjobevones si Basha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *