• |
ide | kryesore

Selenicë/ Arrestohet 33-vjeçari pasi dhunoi dhe qëlloi me armë zjarri një qytetar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Vlorës ka arrestuar një person dhe ka shpallur një tjetër në kërkim pasi kanë kanosur dhe dhunuar një 36-vjeçar. E.B, 33 vjeç dhe J. Rr, 30 vjeç kanë dashur t’i marrin një shumë parash 36-vjeçarit G. L. i cili punonte çoban, në fshatin Ramicë.

Këta persona pasi nuk kanë marrë paratë dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të çobanit. Shtetasi G. L. ka mundur të fshihet dhe t’u shpëtojë të shtënave.

Të dy shtetasit akuzohen për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *