• |
ide | kryesore

Këshilli i Integrimit, Tabaku: SPAK të caktojë prokuror special për krimet zgjedhore

-Instant, Lajme, Të fundit



Kur na ndajne vetëm dy muaj nga zgjedhjet lokale, Tabaku risolli në vëmendje, vjedhjen e votave dhe kërkoi veprime konkrete në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian.

“Shit blerja e votave dhe përfshirja e krimit të organizuar në zgjedhje, kërkon që të tregojmë vullnetin politik jo në letër, jo me fjalë po me veprime konkrete. I kërkoj drejtuesit të SPAK, z. Dumani, përcaktimin e një Prokurori Special që do të mund të hetojë krimet zgjedhore dhe ato ndërlidhje që njollosën vendin tonë në raportet e BE”.

Në raportet e Komisionit Europian gjithashtu ka qenë një problem gjithnjë e më i artikuluar çështja e emigracionit masiv dhe azilkërkuesve. Kjo është sfida e ekonomisë dhe politikës shqiptare.

Së treti, një nga problemet e rëndësishme që i shtyn shqiptarët drejt largimit masiv është korrupsioni. Tabaku tha se përkrah nismave ligjore, si paketa antikorrupsion propozuar nga Partia Demokratike, duhet të kemi dhe vullnetin politik për të zbatuar ligjin dhe për të mbrojtur interesin publik dhe Kushtetutën në rastin e luftës kundër korrupsionit. Kjo luftë duhet të jetë një prioritet kombëtar. Ndaj sot nuk duhet të diskutonim nisma si ajo e Pasaportave të Arta apo Amnistia Fiskale dhe Penale që janë vija të kuqe të qarta.” tha ajo.

Tabaku tha se hartimi i projektligjit për Rolin e Kuvendit në Procesin e Integrimit Europian është shenjë e vullnetit politik të opozitës për këtë proces dhe mirepret votimin unanim te tij ne Parlament. Duke vleresuar si tejet kritike fazën në të cilën ndodhet Shqipëria, deputetja demokrate tha se është humbur kohë të çmuar për shqiptarët, kohë e cila mund të ishte përdorur për transformimin real të Shqipërisë; me ndërtimin e Europës këtu; si dhe pasqyrimin e vlerave dhe parimeve te BE-së.

“BE ka qenë në krahun dhe ndihmë për shqiptarët madje kanë qenë më pranë sa herë që qeveria e ka përdorur si alibi për pamundësinë e saj për t’u përballur me krizat”- ndaj dhe tha deputetja -“ Për ta bërë gjithëpërfshirës, për të shtrirë dorën ndaj mendimit ndryshe ato që sot kanë gjithë pushtetet, për të diskutuar cështjet që kanë interes kombëtar, sepse pavarësisht ndasive opozita sot është alternativa e nesërme dhe ne duhet të bëjmë cdo gjë që reformat e nevojitura për procesin e integrimit”.

Ne fjalën e saj, deputetja e PD pershendeti rikthimin e procesit të Berlinit si një nismë e plotë dhe gjithëpërfshirëse që zhbën një herë e mirë tentativat gjysmake për procese simultane. Data 16 tetor, do të jetë një tjetër ditë e shënuar dhe e rëndësishme për vendin tonë jo vetëm sepse pret këtë proces por sepse hedh një tjetër hap në anëtarësimin e rajonit në BE. Si dhe i paraprin, jetësimit të heqjes së vizave për Kosovën e cila më në fund nuk është më një ishull në Ballkanin Perëndimor dhe as një zonë gri në hartën e Europës”.



1 Comment

  1. Po fiks ata nuk hetuan dibren me ze dhe figure te gjithe qeverise, ata nuk hetuan nicen e shijakut do e pranojne propozimin e tabakut

    Pra tabaku kerkon tejetojne ata qe nuk hetojne. Dhe ceshtja mbyllet
    100% lojtare e rames.

    Sa leke merr ti tabaku nga rama?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *