• |
ide | kryesore

Berisha: Kryebashkiaku i Bulqizës duhet të ishte në burg para 4 vitesh, edhe i Krujës në atë drejtim është

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë një mbledhjeje me shtabin elektoral në Vlorë ka deklaruar se zgjedhjet e 14 majit janë mjeti kryesor i revolucionit paqësor që sipas tij ende po vijon.

Sa u përket zgjedhjeve, Berisha u ndal te zhvillimet e fundit me kryebashkiakët në kampin socialist, teksa tha se Lefter Alla i Bulqizës duhet të ishte në burg para 4 vitesh, por u arrestua tani për shkak se donte të kandidonte sërish.

Berisha shtoi më tej se kryeministri Rama i ka zgjedhur “banditë” kryebashkiakët e tij, teksa përmendi edhe Artur Bushin e Krujës i cili së fundmi u paraqit në SPAK, duke thënë se “edhe ai po shkon në atë drejtim.

“Në këto zgjedhje ashtu siç zhvilluam garën në parti le ta zhvillojmë në popull dhe ta fitojmë. Ne jemi në revolucion, zgjedhjet janë mjeti kryesor i revolucionit paqësor. Kemi të bëjmë me një armik të votës së lirë që vjedh nga mëngjesi në darkë. Ai i Bulqizës duhet të ishte në burg para 4 vitesh, Rama i ka dhënë 70 tenderë baxhanakut të paktën, i ka dhënë thjeshtrës me dhjetëra dhe ky paska qenë dëm. AI ka vjedhur absolutisht dhe e meriton burgun.

Arrest pas arresti, po e arreston tani se nuk i ikën. edhe Bushi po shkon në atë drejtim, i ka zgjedhur banditë, këto janë punët e tyre”, tha ai.



2 Comments

  1. Sa herë që Berisha bën si egër me “regjimin”, Ramës i mjafton që të shqiptojë një “Z” dhe Berisha me gjithë revolucionin fut bishtin ndër shalë dhe shkon e qan te Samir Mane, Shefqet Kastrati, Bashkim Ulaj e të tjerë.

    Në gjithë çoroditjen e tij për të mbajtur veten në skenën politike të Shqipërisë deri në momentin që SHBA ti dhurojnë “një kthim koke”, spikat “dashuria” e tij patologjike për Lulzim Bashën. Kjo është shiringa që ja ngul vetes pafundësisht

    1. Fatkeqesi e madhe te therrasin ne SPAK kryetarin e bashkise kruje per ndertime pa leje kur ndertimet pa leje jane ne mase dhe mbyllja e syve eshte shitur si nder i zkonshem … , do kishte sens te thirrej per ngjarjen ne komisriatin e fushkrujes ku polici ne detyre kercenohej me arme , per tenderat qe financohen ne kujdesin e balles , per qendren e krujes te investuar pa asnje konsultim publik , investimi ne ujsjellesin e fali.entuar e te degdisur ne durres etj etj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *