• |
ide | kryesore

U thirr në SPAK për të dëshmuar, reagon kryebashkiaku i Krujës

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryebashkiaku i Krujës, Artur Bushi ka reaguar pasi u paraqit paraditen e së premtes në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, Bushi thekson se u paraqit në SPAK për të dhënë dëshminë e tij, në lidhje me kallëzimin e një qytetari nga Kruja.

Sipas Bushit, qytetari Muharrem Hoqja ka pretendime se është sulmuar personalisht në lidhje me zbatimin e ligjit ndaj tij për tre ndërtime pa leje që ka bërë.

“Duke respektuar strikt proceduren hetimore dhe ne respekt te informimit te publikut aq sa me lejon ligji , dua te bej me dije se sot kam qene ne zyrat e SPAK per te dhene deshmine time ne lidhje me kallezimin e nje qytetari nga Kruja (Muharrem Hoqja) i cili ka pretendimet per sulm personal te kryetarit te bashkise ne lidhje me zbatimin e ligjit ndaj tij per tre ndertime pa leje te bera nga ky shtetas dhe masat ligjore te mara ndaj tij.

Dhashe shpejgimet e mia ne pergjigje te fteses se prokurorise dhe do te vij sa here qe  do e jete e nevojshme prania ime sepse une nuk i shmangem te vertetes dhe ligjit.

Çdo aludim tjeter dashakeq ne media apo portale e quaj pjese te fushates politike te 14 majit e cila tashme ka filluar dhe per fat te keq por dhe ne kete fushate opozita ka zgjedhur balten dhe dezinformimin e publikut”, thuhet në deklaratën e Bushit.



3 Comments

  1. Tv kujtoi përplasjen me Sali Berishën në 1991-shin, për njerëzit që vinin nga zonat rurale, dhe zaptonin toka në Tiranë. Reso u shpreh se, Berisha lejoi të zaptoheshin tokat në Kamëz, Bathore, Babrru, Paskuqan, një pjesë e të cilave ishin me pronarë, me qëllim që të siguronte vota. Berisha tani propozon Belind Këlliçin për Tiranën, por a mund ta harrojë Shqipëria çfarë i bëri Tiranës, ky barbar, thotë Reso.

    1. Te paska mbetur ora ne 1991 jemi 2023 i nderuar tema qe komenton ti nuk ka lidhje me artikullin me siper doja te thoja dhe dicka tjeter ne Shqiperi c do gje qe eshte e paligjshme kur behet masive kthehet ne te ligjshme jemi i vetmi vend qe ligji ekziston per te dobtin asgje nuk kthehet mbrapesht ne 2023! Nese edhe ti do kishe qene me keto mend sot do kishe ndertuar ne 1991 disa banesa koment bajat dhe i pa vlere po ngaterron Llazin me Llozin I nderuar

  2. SPAK do duhej ta pyeste A Bushin , per 3.5 milion Euro qe u investuan ne ujsjellsin e Krujes por uji vazhdon te jete me kufizime te medha, per punimet e perforcimit te diges se liqenit ne nikel , per perfshirjen e ndertimeve pa leje ne proçesin e legalizimit si favore per votat , i duhej te merej ne pergjegjsi per jetet e humbura ne pallatet e thumanes te goditura nga termeti i shtatorit e te shembur nga termeti i nentorit te po atij viti , me investimIn e zhdukur te shkolles etj etj …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *