• |
ide | kryesore

Video/ Barbosa eviton humbjen në shtesë: traversë e Erzenit e penallti e gabuar e Kukësit në 1-1 dramatik

-Instant, Sport, Video
Barbosa



Nuk ka fitues në Niko Dovana dhe askush nuk është i kënaqur.
Erzeni dhe Kukësi nuk shkojnë përtej 1-1 në javën e 26 të Superiores, edhe pse mundësitë ishin. Erzeni pas golit të Ademit goditi traversën. Rikthimi i bluve erdhi në pjesën e dytë. Taipi humbi penalltinë para se Barbosa të barazonte në shtesë të plotë.

Një 90 minutësh zbavitës, por jo i kënaqshëm për Kapllanin e Hallaçin. Tekniku i shijakasve dështonin të shihte skuadrën e tij të siguronte rezultatin. Ai i Kukësit, në anën tjetër, pa të tijtë të humbnin shansin për t’i dhënë vetes një shans më herët se barazimi i vonë i brazilianit. Erzeni ishte më ngulmues në pjesën e parë e avantazhi legjitim erdhi në minutën e 25′. Ademi kaloi në avantazh shijakasit pas një harkimi nga e djathta e Osmanllarit në shtyllën e dytë.

Lexo më tej: “Kasapi fitoi mishin, bagëtia ka të drejtë të jetojë”: Shensoi thumbon Shehin pas barazimit në shtesë

VAR, PENALLTIA E HUMBUR E SHTYLLAT

Pas rifillimit Kukësi u shty përpara në kërkim të barazimit. E kuptueshme që blutë ishin më kërkues dhe misioni u duk i përmbushur në minutën e 60′. Basa u rrëzua pas kontaktit me Peposhin. Hamiti dhe VAR vonuan 5 minuta përpara se të vendosin për penallti dhe karton i verdhë për Peposhin. Taipi megjithatë goditi shtyllën nga pika e bardhë, duke dëshpëruar Hallaçin. Goditje morale që edhe mund t’i ndëshkonte miqtë, me Ademin që i shkoi pranë dygolëshit. Këtë herë goditja e tij u ndal nga traversa në minutën e 85′. E pikërisht kur askush nuk besonte më se rezultati mund të ndryshonte, Barbosa ndëshkoi Erzenin, duke shënuar golin e barazimit.

Feston me gol ditëlindjen e tij braziliani, ndërsa dy formacionet ndanë pikët pa ndryshuar shumë vendet në renditje. Shijakasit mbeten në grupin e skuadrave që pretendojnë Europën, kuksianët janë akoma në ndjekje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *