• |
ide | kryesore

Edhe pse nuk deklaroi 3 vitet burg në Greqi, Balla pohon: Ismailaj do rikandidojë në Mallakastër

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla tha se Qerim Ismailaj do rikandidojë në Mallakastër në zgjedhjet e 14 majit. Balla u shpreh se me rastin e Mallakastrës nuk ka asnjë ndalim. Deputeti shtoi se fakti që dikush thirret në SPAK nuk të ndalon të kandidosh.

Sa i përket pyetjes për rastin e Bulqizës, nëse do të ketë një emër të ri pasi Lefter Alla është pas hekura, ai nuk pranoi të komentonte.

Pyetje: Përse vendosni persona me precedent penal, nuk ka njerëz të tjerë në PS?

Balla: Sot në SPAK janë thirrur shumë persona edhe drejtuesit më të lartë të politikës. Zoti Bushi është thirrur në SPAK si person që ka dijeni për një çështje. Tani sipas jush nëse thirresh në SPAK nuk kandidon më ? Unë e përshëndes punën e zotit Dumani.

Por fakti që thirresh në SPAK, nuk të ndalon të kandidosh. Ne kemi një ligj që përcakton artë rastet e mos-kandidimit dhe ai ligj është i panegociueshëm për këdo. Thirrje ime për këdo që i ka shërbyer sigurimit të shtetit dhe është përfshirë në veprimtarinë e tij të mos kandidojë as për kryetar bashki dhe as për Këshilla, sepse ligji do të funksionojë,

Krybashkiaku i Mallakastrës do të kandidojë?

Balla: Sa i përket rastit të Mallakastrës nuk ka asnjë ndalim dhe ai do të jetë kandidati ynë.



1 Comment

  1. Po sipas ketij fytyre shtremtit nu ka problem se nuk ka deklaru burgun ne greqi a kudo qofte, pasi nje nga kriteret baze te rivdekjes mavi eshte: TE KESH REKORDE KRIMINALE QE TE JESH KANDIKAR E KUVENDKAR I MAVISE, NESE JE I PASTER DIGJESH !!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *