• |
ide | kryesore

Trafik drοge ne Tiranë/ Lihen në burg 10 prej 20 të arrestuarve, nesër seanca për të tjerët

-Instant, Lajme, Të fundit
grupe_kriminale



Këtë të enjte gjykata ka shqyrtuar çështjen e anëtarëve të grupit kriminal që u arrestuan pasi shpërndanin lëndë narkotike: kokainë, heroinë dhe kanabis. Gjykata penale ka lënë në burg dhjetë persona. Në total gjatë operacionit “Harta” u arrestuan 20 persona dhe 4 të tjerë u shpallën në kërkim. Nga ky operacion u sekuestruan 2 kilogramë e 120 gramë kokainë, 300 doza kanabis, 130 doza heroinë, shuma parash rreth 5 milionë lekë të vjetra, 1700 euro, 11 automjete dhe 29 aparate celulare.

Të arrestuarit për të cilët u mor masa sot: Jurgen Hasmataj, Altin Lani, Armaldo Xheladini, Dorjano Çela, Fabian Qoku, Muharem Tarushi, Denis Idrizi, Erion Xhaxho, Polikron Shabani, Redi Lolaj.  Ndërkohë 10 të arrestuarit e tjerë do të njihen me masën e tyre të sigurisë, ditën e nesërme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *