• |
ide | kryesore

Po planifikonin vjedhje me αrmë, shpallen në kërkim 3 persona në Lushnjë

-Instant, Lajme, Të fundit
Divjakë



Tre persona që po planifikonin një vjedhje me armë në Lushnjë, janë shpallur në kërkim. Ata po qarkullonin me një automjet me targa të falsifikuara. Të tre kishin planifikuar të kryenin vjedhje me armë në një banesë.

Në vendin e quajtur “Rotondo e Çermës”, policia ka lokalizuar automjetin e dyshuar tip “Benz”  dhe i kanë bërë shenjë për të ndaluar. Drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar dhe ka shtuar shpejtësinë. Pasi policia i është vënë në ndjekje, për shkak të shpejtësisë së madhe, automjeti ka dalë nga rruga dhe tre shtetasit e kanë braktisur automjetin. Ata kanë mundur të largohen, duke përfituar nga errësira.

Gjatë kontrollit të automjetit, u gjetën dhe sekuestruan një sasi municioni luftarak. Pas hetimeve të kryera u arrit identifikimi i tre shtetasve me iniciale R. Ç., 30 vjeç, F. T., 36 vjeç dhe B. M., 66 vjeç, të tre banues në Elbasan dhe u shpallën në kërkim për për veprat penale: “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *