• |
ide | kryesore

Harry Styles dhe Emily Ratajkowski, në një romancë dashurie

Paparazzi, Slider



Harry Styles dhe Emily Ratajkowski thuhet se janë në një  lidhje pasi u panë duke u puthur në Tokio. Në foto dhe video dyshja shihet duke ndarë disa puthje me njëri-tjetrin. Styles aktualisht është në Japoni duke performuar si pjesë e serisë së tij të koncerteve Love on Tour, të cilat do të rikthehen në Danimarkë në maj pas një pauze të gjatë.

Romanca e përfolur me Ratajkowski vjen pasi lidhja me Olivia Wilde mori fund në fund të vitit të kaluar. Burime të shumta konfirmuan për PEOPLE në nëntor se regjisorja , dhe këngëtari i “As It Was” po “bënin një pushim” nga lidhja e tyre pas gati dy vitesh së bashku, duke vënë në dukje se “vendimi shumë miqësor” erdhi në mes të vazhdimit të turneut dhe fokusi i Wilde te fëmijët e saj dhe puna në Los Anxhelos.

Dyshja të cilët u takuan në xhirimet e filmit të tyre Don’t Worry Darling në shtator 2020, fillimisht dolën si çift teksa u fotografuan të kapur për dore teksa merrnin pjesë në një martesë së bashku në janar 2021. Ndërkohë, Ratajkowski kohët e fundit është lidhur me Pete Davidson dhe Eric Andre pas divorcit të saj nga producenti i filmit Sebastian Bear-McClard në vitin 2022. (Së bashku, dyshja ndajnë djalin 2-vjeçar Sylvester Apollo Bear.)/Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *