• |
ide | kryesore

Ministri serb i Mbrojtjes: Po rritet presioni ndaj Serbisë për Kosovën

-Instant, Lajme, Të fundit



Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç deklaroi se ajo që po ndodh sot në Kosovë, përbën rrezikun më të madh për sigurinë e Serbisë.

Vuçeviç u shpreh se Serbia do të jetë në presion edhe më të madh për shkak të luftës në Ukrainë, shkruan Danas.

“Ajo që hapën, e kam fjalën për Perëndimin, në vitin 1999 dhe në vitin 2008 me Kosovën është kutia e pandorës dhe nuk e dini si do të përdoret, dikujt i shkon për shtat, dikujt jo, varësisht nga situata. Prandaj presioni ndaj Serbisë është që ta zgjidhë nyjën me Kosovën dhe ta zgjidhë, sipas tyre, njëherë e përgjithmonë”, theksoi ai, duke shtuar se Serbisë po i kërkohet të heqë dorë nga një pjesë e territorit të saj.

Në lidhje me Asociacionin, Vuçeviç tha se ndihet i frikësuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk do ta formojë sipas parimeve të Marrëveshjes së Brukselit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *