• |
ide | kryesore

Breshëri dëmton prodhimet, kultivuesit e pjeshkave në Lushnje kanë pësuar dëme të mëdha (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Thuajse çdo kokërr është dëmtuar. Breshëri i të hënës ka prekur dhjetëra hektarë me pjeshkë që kultivohen në Fier Shegan të Lushnjes.

Është një varietet që piqet shpejt e fermerët e vjelin në fillim të muajt maj.

Këtë vit nuk presin të marrin as lekët që kanë shpenzuar.
“Na ka dëmtuar gati 70% të prodhimit. Na çon në zero. Kam punuar dhe me kredi.”

Stuhitë e breshërit janë të shpeshta në këtë zonë por dëmshpërblime nuk kanë marrë kurrë.

Kërkojnë nga qeveria që bujqësinë ta ketë prioritet.

“Kërkojmë ndihmë nga shteti. Na ka dëmtuar shumë breshëri dje.”

“Naftën ta heq fare, të na mbulojë pak me këto. Kërkojnë dhe taksa për tokën ndërkohë që nuk mbulojnë asgjë.”

Shtrenjtimi i çmimeve të naftës e plehrave kimikë si dhe mungesa e mbështetjes po i detyrojnë të mendojnë largimin.

“Duam nga shteti të na ndihmojmë.Nëse nuk na ndihmon i bie të ngremë duart lart, të marrim kredi të tjera ose të ikim jashtë.”

Në Fier Shegan të Lushnjes llogariten të jenë mbi 150 hektarë me pjeshkë. Një pjesë të prodhimit fermerët e eksportojnë jashtë vendit./Ora News

https://www.youtube.com/watch?v=NF8IPAES0Is



1 Comment

  1. O shoku sikuracion ke bere??? nqs jo mos na caj karin lart e poshte duke kekruar lek nga taksat per tu demshperblyer ti. Cdo kokerr leku te nxjerresh per sikuracion por ama do demshperblim nga. Do jem i pari qe do protestoj poshte kryeministrise nqs ti demshperblehesh me taksat qe ne po paguajme cdo dite

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *