• |
ide | kryesore

Vrasja e hidraulikut nga Delvina, vetëdorëzohet në policinë e Athinës një person i përfshirë në ngjarje

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 33-vjeçar është paraqitur në komisariat dhe është arrestuar për vrasjen e hidraulikut shqiptar Pëllumb Islami në një kafene në Nea Joni. Policia bën me dije se bëhet fjalë për një të huaj që u arrestua se ka ndihmuar në vrasje.

“Në mëngjesin e sotëm, një 33-vjeçar i huaj është paraqitur në mënyrë spontane në Departamentin e Krimeve të Jetës në DAA. dhe u arrestua me urdhër të ekuipazhit për vrasjen e një 40-vjeçari shqiptar e kryer në orët e mbrëmjes të datës 21.02.2023 brenda një dyqani në Nea Joni”.

Kujtohet se një person tjetër ka rënë në prangat e Policisë për vrasjen mizore. Bëhet fjalë për një 23-vjeçar, i cili është një nga shtatë personat ndaj të cilëve ishte lëshuar urdhër-arresti.

Policia pas identifikimit të autorëve ka proceduar me lëshimin e shtatë urdhër-arresteve. Sipas informacioneve, gjashtë urdhër-arrestet ishin për anëtarët e grupit kriminal “L”, ndërsa urdhër-arresti i shtatë ishte për një person të armatosur që ishte në shoqërinë e 40-vjeçarit dhe mori pjesë në ngjarje.

Burimet bëjnë me dije se grupi prej shtatë shqiptarësh është arratisur me një xhip luksoz dhe një mjet tjetër pas të shtënave në kafenenë e rrugës Kastamonis .

Banda “e ashpër” përbëhet nga të paktën tetë anëtarë, me origjinë shqiptare, me të kaluar kriminale “të rëndë” që kontrollojnë një klub të njohur në Sepolia, shkruan Protothema.gr.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *