• |
ide | kryesore

Aksident i shumëfishtë në Pogradec/ Plagosen 7 persona, 2 në gjendje të rëndë

-Instant, Lajme, Të fundit
Kamëz, Korçë



Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të shtune në Pogradec. Aksidenti ka ndodhur në aksin nacional Pogradec – Lin, në afërsi të Pojskës. Pjesë e aksidentit jane bërë disa makina, mes tyre një furgon mallrash që transportonte fruta dhe perime.

“Më datë 01.04.2023, rreth orës 14:30, në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Pojskë, janë përplasur 3 automjete, konkretisht automjeti furgon tip “Benz”, me automjetin tip “Opel” me drejtues shtetasin A. Y. dhe automjetin tip “Toyota” me drejtues shtetasin M. P. Si pasojë e përplasjes, aktualisht janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore 6 shtetas, ku 2 prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkohë ambulanca, zjarrfikësja dhe policia drejt vendit të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *