• |
ide | kryesore

Kamioni godet trafikndarësen dhe derdh naftën në rrugë, disa mjete përplasen mes tyre në Lushnje-Fier

-Instant, Lajme, Të fundit



Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Lushnje-Fier. Disa automjete janë përplasur mes tyre në rrethrrotullimin e Kolonjës. Ngjarja është shkaktuar pasi fillimsht një kamion që transportonte naftë ka goditur barrierën mbrojtëse të autostradës dhe për pasojë ka derdhur një sasi të konsiderueshme nafte në rrugë.

Prania e naftës në autostradë ka shkaktuar kaos te drejtuesit e mjeteve, të cilët janë përplasur në mes tyre por edhe me barrierat anësore të hekurta të autostradës. Si pasojë e aksidentit raportohen vetëm dëme materiale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *