• |
ide | kryesore

3.5 kg kokainë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Itali

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
euro, Itali, sherr



Një 24-vjeçar shqiptar me banim në Sansepolcro është arrestuar për posedim të sasive të mëdha të drogës.

Operacioni u krye nga oficerët e policisë Citta di Castello. I riu, me origjinë nga Shqipëria, është banor i qytetit Biturgense, por në këtë periudhë me banim në zonën e afërt të Tifernate.

Hetimet u përqendruan tek ai kur u gjetën 3 kg e 400 gram kokainë. Menjëherë hetuesit identifikuan shtetasin shqiptar si përgjegjës për posedimin e drogës. I riu u arrestua dhe u dërgua në kazermë.

Kontrolli i mëpasshëm në shtëpinë e djalit bëri të mundur gjetjen e 50 gramëve të tjerë të së njëjtës substancë, të gjitha të ndara në doza, si dhe peshore precize, lëndë përzierëse dhe materiale ambalazhi.

Kështu, 24-vjeçari u arrestua me akuzën e posedimit të lëndëve narkotike me qëllim tregtimin dhe u transferua në burgun e Capanne në dispozicion të organeve gjyqësore.

Duke pasur parasysh sasinë e madhe të drogës së sekuestruar, hetimet janë ende në vijim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *