• |
ide | kryesore

PAMJE TE RENDA/ Makina fluturon këmbësorin tek Unaza e Re

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
këmbësorin



Këto janë momentet e aksidentit të rëndë me pasojë vdekjen e një këmbësori në zonën e Astirit në kryeqytet që ndodhi pasditen e së dielës.

Në videon e publikuar nga Klan News shihet këmbësori teksa kalon nga njëra anë e trotuarit duke tentuar të kapërcejë në anën tjetër të rrugës kryesore të Unazës së Madhe.

Teksa ka kaluar njërën gjysmën e karrexhatës në këmbë dhe ka kapërcyer murin ndarës mes korsive, tenton të kalojë gjysmën tjetër. Por fatkeqësisht, është përplasur nga një prej automjeteve.

Goditja ka qenë e fortë dhe viktima ka humbur jetën në vendin e ngjarjes. Policia nuk e ka identifikuar ende viktimën, teksa grupi hetimor shkoi në vendngjarje. /tvklan.al



10 Comments

  1. Miliarda lekë dhe rrugë pa standarte dhe siguri minimale. Si me qenë projektuar për autostradë nē mes te qytetit. As nënkalim, as mbikalim dhe as semaforē, apo vija të bardha për të siguruar jetën e banorëve që duan të kalojnë nga një krah i rrugës në tjetrin.

    1. po c’fare semaforesh thua. Ajo eshte unaza e madhe dhe aty ka nenkalim..Nejse ke te drejte, nuk kane bere ne mes nje vend per te luajtur domino e ndonje trotuar te madhe per lopet..

  2. Shoferi nuk ka faj ishte ne rrugen e tije , Kjo eshte rruge vetem per makina . U prehtë në paqe i ndjeri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *