• |
ide | kryesore

Këlliçi: Gati për debat me Veliajn, në çdo kohë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Këlliçi



Kandidati i Opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi u shpreh gjatë një interviste me Mirela Milorin, në Klan News, se ai është gati për një debat me Veliajn në çdo kohë. Duke iu përgjigjur pyetjes nëse do të ishte i gatshëm për një ballafaqim me kryebashkiakun aktual, Kelliçi u shpreh se “po, kurdo që të dëshironi”.

Gjatë bisedës, Milori i paraqiti Këlliçit atë që Veliaj thotë se janë punët dhe arritjet e tij në Tiranë në dy mandate. Kandidati i Opozitës i ka kontestuar shumë prej këtyre të dhënave, duke u shprehur se janë pjesë e propagandës, dhe jo e realitetit që vuan Tirana sot, nga mungesa e ujit, e rrugëve të brendshme të lagjeve, nga trafiku i papërballueshëm, e ajri tejet i ndotur.

Këlliçi solli si shembull zonën e Astirit, ku një komunitet prej 70 mijë banorësh, nuk ka një shkollë, një çerdhe, apo një kopsht për fëmijët. Pjesë të mashtrimit e konsideroi Këlliçi edhe rastin më të fundit që ai ka denoncuar, ku në Baldushk, një godinë gërmadhë, pa ndriçim, dhe jo funksionale, është paraqitur nga Veliaj si investim i suksesshëm, si një shtëpi kulture e kinema model.

Ai ka shpjeguar edhe se si do të bëhet transporti publik falas. Këlliçi tha se 140 mijë bileta 400 lekëshe priten në ditë në Tiranë, që do të thotë 18 milionë euro në vit. Vetëm 1.5 milionë euro, sot rimbursohen nga Bashkia. Sipas Këlliçit, 16.5 milionë euro që janë shuma që mund të mbulojë Bashkia, përbën vetëm 6.8% të buxhetit.

Këlliçi pohoi se kjo pjesë e vogël e buxhetit ja vlen të shkojë për të zbutur koston e lartë të jetës së qytetarëve, duke u ofruar atyre transport publik falas. Koston e një muaji për ta ofruar këtë shërbim për studentët, për të moshuarit e pensionistët, për ata që punojnë e nuk ju del në fund të muajit, sipas Kelliçit, e mbulon taksa e infrastrukturës që merret për 2 leje ndërtimi.

Këlliçi u shpreh se Veliaj ka marrë në 8 vite, 380 milionë euro taksë të ndikimit në infrastrukturë, ndërkohë që kandidati i Opozitës shprehet se ai është çdo ditë në terren, dhe dallon në çdo lagje mungesë të infrastrukturës bazike.

Belind Këlliçi pohoi se me fondet që ka pasur në dispozicion Bashkia, do të duhej të kishte ndërtuar më shumë shkolla e kopshte, duke shtuar se janë kryer abuzime financiare. Fasada e shkollës Sami Frashëri, tha Këlliçi, ka kushtuar 700 mijë euro. Sipas tij, me këtë shumë, do të ishte ndërtuar një shkollë tjetër.

Kandidati i Opozitës, vuri në dukje se në zonën e Astirit me 70 mijë banorë nuk ka një shkollë të vetme, e po ashtu, nuk ka një shkollë, një kopësht apo një çerdhe as në zonën e Liqenit të Thatë, me pothuaj 50 mijë banorë. /LAPSI.al



2 Comments

  1. Ky eshte nje sumce e gjys. Zar i sales rob pa shtyll kurrizore. Veliaj seshte me i mire po te pakten ai e pranon qe eshte bythqir kurse ky jevgu na ben si kurv e ndershme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *