• |
ide | kryesore

Video/ Aludimi i gazetarit të Sky Caressa, se Napoli e humbi vetë ndeshjen: “E lanë ta fitonin”

-Instant, Sport, Video
Caressa



Ajo mes Napoli dhe Milan ishte një ndeshje befasuese. Shumë pak do të kishin pritur një shembje të tillë nga skuadra e Spalletti ndaj kuqezinjve. Dy skuadrat do të jenë kundërshtarë edhe në çerekfinalet e Champions League. E Leao dhe të tjerët me 4-0 ndaj kryesuesve vendosën një pikëpyetje të madhe mbi mundësitë aktuale të skuadrës kampane për të dominuar raundin e dyfishtë të kupës. Gazetari italian Fabio Caressa ka thën fjalën e tij për atë që ndodhi në Napoli-Milan.

Pavarësisht kësaj disfate të rëndë, Napoli mbetet fort në krye të tabelës. Ndoshta edhe për këtë arsye gazetari i Sky, Fabio Caressa, shprehu një opinion të dyshimtë për atë që ndodhi në fushë gjatë ndeshjes.

OPINIONI I CARESSA

Në fakt gazetari tha: “Po sipas jush, a nuk është në mendjen e Napolit fakti që është e para nga tre ndeshjet, me kampionatin tashmë të fituar…? Heshtja e Bergomit dhe Marchegiani nuk e bëri atë të ndalonte: “Një gjë mendoj. E keni parasysh ata që luajnë bilardo dhe të lënë të fitosh ndeshjen e parë, që ti të mos shqetësohesh…”. Gjithnjë pa mbështetjen e ekspertëve të tjerë në studio, në fund gazetari i njohur përfundoi: “Po të isha unë në vend të Milan nuk do t’i besoja këtij 8-shi në gropën e cepit, pa Osimhen. Ishte një ndeshje me një klimë shumë të veçantë për Napolin”.

Që Napoli nuk luajti ndeshjen e tij më të mirë, kjo nuk diskutohet. Por që të pretendosh se e humbën qëllimisht është e ekzagjeruar. Por në futboll nuk dihet kurrë. Ndoshta Spalletti donte të luante një avantazh psikologjik duke pretenduar se ishte i mundur.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *